Juventusi e do Pastoren

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ishte në Paris për të diskutuar me mesfushorin e PSG-s, Javier Pastore.
Tuttosport shkruan se ish mesfushori i Palermos, i është bashkuar Edinson Cavanit si transferim i mundshëm i Bianconerëve.
Gazeta beson që argjentinasi është lojtari i kërkuar nga Massimiliano Allegri si numri 10 që i mungon Juventusit.
Pastore ka pasur probleme me lëndimin, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2019.
Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka shkuar në Paris për ta shikuar ndeshjen PSG - Manchester City, dhe për të filluar bisedimet me lojtarin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































