Përveç derbit Inter –Milan që zhvillohet të dielën edhe në Alianz Stadium do të ketë një derbi më të vogël, pasi takohen Juventus – Lazio.

Juventusi që mban pozitën e dytë në Serie A, do të takohet me Lazion që është  e katërta.


Madje ‘Zonja e Vjetër’ ka një llogari të hapur me lacianët pasi që i kanë mposhtur në Superkupën e Italisë.

Të dy skuadrat në historinë e tyre kanë pasur shumë yje, madje edhe nga ata që kanë veshur të dy fanellat.

Disa nga yjet që janë transferuar nga Lazio te Juventusi janë bërë edhe legjenda sic është rasti i Pavel Nedved.

Më poshtë i gjeni yjet e mëdha evropian që kanë veshur fanellën e të dy skuadrave. /Telegrafi/ Alen Boksic – Kroati ka luajtur në Serie A fillimisht për Lazion pastaj kaloi te Juve. 

105556142 596bfd4d 7f67 42ee 9aa7 f6b853674ce6

Marcelo Salas – i ardhur nga River Plate te Lazio, ai pastaj kaloi te Juve.

110117846 2df57c4e 0809 4b6e b621 2d6428f5e9e3

Lionello Manfredonia, ish futbollist i Lazios, ndërsa kaloi te Juve kur e arriti kulmin. 

110851777 d280b6e5 f6e8 419f ad8f 61aedaf366d9

Paolo Di Canio- luajti te Lazio nga 1987 deri 1990, për të kaluar pastaj te Juventusi. 

111743057 75d6f4ee dc9b 4415 ab63 f91259a0d3e7

Stephan Lichtsteiner:  i ardhur te Lazio në vitin 2008, kaloi te Juventusi ku është ende pjesë e klubit. 

120437520 6866c94b a4e1 4641 afe1 8fed6a375732

Michael Laudrup – danezi zbarkoi në Serie A te Lazio pastaj kaloi te Juve. 

120741166 72f1c351 abe0 434f 87be d62b8aca6e41

Pavel Nedved –ylli më i madh i marrë nga Lazio. Ai e fitoi Topin e Artë pasi erdhi te Juve. 

120855774 5a953a19 c40a 4939 8928 1a703c38707f

Giuliano Giannichedda – argjentinasi luajti për disa vite te Lazio, pastaj shkoi te Juve.

121654048 bca3b210 dc3b 490f 8213 a84b1deb8c6e

telegrafi sport app