Juve u ka paguar klubeve italiane 837 milionë euro në blerjen e lojtarëve gjatë dekadës së fundit

Juventusi ka shpenzuar rreth 837 milionë euro në dekadën e fundit në transferimin e lojtarëve nga klubet e Serie A dhe Serie B, duke përjashtuar shkëmbimet e futbollistëve.
Bianconerët po kalojnë një sezon të vështirë pas dorëheqjes së presidentit Andrea Agnelli dhe gjithë bordit në nëntor.
Goditja e radhës erdhi këtë muaj kur Federata Italiane e Futbollit ia hoqi 15 pikë për shkak të fryrjes së vlerave të lojtarëve për t’i falsifikuar të hyrat kapitale.
Siç ka detajuar Tuttosport, Juventusi u ka paguar klubeve italiane rreth 837 milionë euro në dekadën e fundit (duke nisur nga Malaka Martinez në vitin 2012) në transferimet definitive (në të cilat nuk përfshihen shkëmbimet e lojtarëve) deri te Dusan Vlahovic një dekadë më vonë.
Problemet e vazhdueshme jashtë fushës e kanë shtyrë klubin të ndryshojë drejtim, duke punuar drejt një modeli më të qëndrueshëm dhe duke u mbështetur më shumë në produktet e Akademisë së të rinjve të zhvilluar në ekipin e gjeneratës së ardhshme.






















































