Dy yjet e muzikës dhe filmit, për të cilët spekulohet se janë në lidhje, kishin shkuar së bashku në ndejë, ndërsa më vonë ishin fotografuar duke u puthur, që në një mënyrë kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Edhe pse çifti akoma nuk ka thënë se janë bashkë, 18-vjeçarja Selena së fundmi ka deklaruar se është në lidhje me hitbërësin e këngës “Baby”, i cili të martën mbush 17 vjet.


“Unë e dua. Ai është në jetën time qe një kohë të gjatë. Ai është shoku im. Mendoj se është e jashtëzakonshme që njerëzit interesohen kaq shumë- nuk e kuptoj pse”, ka thënë Selena. /Telegrafi/