LAJMI I FUNDIT:

Juric do të shkarkohet pa marrë parasysh rezultatin ndaj Bolognës, Roma gjen marrëveshje me trajnerin e ri

Juric do të shkarkohet pa marrë parasysh rezultatin ndaj Bolognës, Roma gjen marrëveshje me trajnerin e ri

Është sezoni 2024/25 dhe Roma do të ndryshojë sërish trajner pas 13 xhirove në Serie A.

Giallorosët e nisën me Daniele De Rossin dhe legjenda u shkarkua për t’i besuar stolin kroatit Ivan Juric.

Por rezultatet katastrofale të tij kanë bërë që drejtuesit e Romës të humbasin durimin dhe te shkarkojnë edhe trajnerin kroat.


Gazzeeta dello Sport ka raportuar sot se Roma ka vendosur ta shkarkojë Ivan Juricin pas ndeshjes me Bolognën, pa marrë parasysh rezultatin që do të jetë në këtë sfidë.

Tanimë ka një marrëveshje me trajnerin e ri dhe drejtimin e kryeqytetasve do ta marrë Roberto Mancini.

Tekniku italian është i lirë pas largimit nga Arabia Saudite dhe tanimë ka gjetur marrëveshje me pronarët Friedkin ku do ta marrë drejtimin e Romës dhe do të ketë kohë 10 ditë në pushimin e Kombëtareve për të përmirësuar gjërat. /Telegrafi/