LAJMI I FUNDIT:

Julia Roberts vërtetoi se ky fustan është trendi i parezistueshëm i motit të freskët

Julia Roberts vërtetoi se ky fustan është trendi i parezistueshëm i motit të freskët

Mbetet po ajo ‘Pretty Woman’, edhe pse është larg asaj moshe jo pak, por plot 30 vjet

Julia Roberts është pa moshë. Aktorja 51-vjeçare, në një fushatë të fundit për markën e njohur të modës italiane, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fizikun perfekt dhe këmbët e tonifikuara, aq sa duket po njëlloj si tri dekada më parë.


Në fotot e fundit për markën e njohur të modës, Julia ka veshur një fustan-xhaketë, i cili, veç elegancës që bën xheloze gjininë femërore, tregon tendencën e veshjes më dominuese të këtij sezoni.

E frymëzuar nga stili i viteve ’80, ikona e “Pretty Woman” ka vënë edhe një herë vulën për stilin dhe fustanin ideal të vjeshtës.

Nuk ka nevojë për shumë kombinime, mjafton një xhaketë-fustan dhe kaq.

Tendenca ka nisur të prezantohet një vit më parë në disa pasarela mode, por këtë vjeshtë është dominuese jo vetëm te personazhet e njohur dhe ikonat e modës, por edhe në rrugë.

Komode, praktike dhe elegante. Kështu mund të dukesh e veshur me një xhaketë-fustan si Julia Roberts në pink.

Me këmbët e gjata e të tonifikuara, si edhe me një fustan të shkurtër pastel, Julia na tregoi edhe njëherë që mosha është thjesht një shifër. /Telegrafi/