Julia Roberts vendos standarde të reja mode: Maska e saj është hit absolut!

Aktorja ka dalë për t’u furnizuar, duke respektuar rekomandimet: ka bartur maskë dhe doreza
Aktorja Julia Roberts (52) është parë në një supermarket në Malibu, e veshur me xhinse dhe xhaketë të zezë, derisa në duar ka bartur doreza, kurse në fytyrë maskë mbrojtëse dhe syze, transmeton Telegrafi.
Askujt nuk ka mundur t’i shpëtojë pa u vënë re maska e saj e zezë me detaje të pikturuara artistike.
Qëkur është shpallur pandemia e coronavirusit, aktorja profilin e vet në Instagram ka shfrytëzuar për të apeluar te njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi.
Nga
Telegrafi
06/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































