“Ju jeni fake”, shpërthen Elijona ndaj Londrimit dhe Klodit, pas gjithë kohës si shokë të afërt

Gjatë “Darkës së finalistëve” në Big Brother VIP Kosova 4, tensioni arriti kulmin kur Elijona shpërtheu ndaj Londrimit dhe Klodit, duke i quajtur “fake”.
“Ju më lini të kuptoj që jeni ‘fake’, përderisa fjalët e Dolces ju lënë të dyshoni në komplet raportin tonë… duket sikur po mundoheni ta shfrytëzoni situatën dhe keni qenë shokë ‘fake’”, tha Elijona.
Ajo shtoi se ishte e pakënaqur që dyshimet e tyre dolën vetëm tani, pas finales dhe fjalëve të Dolces.

Londrimi ndërhyri duke pyetur: “Fake ti mund t’i quash dy persona që fillojnë të shikojnë vetën dhe qëllimin për të cilin kanë ardhur?”
Elijona iu përgjigj: “Jo, po normal që ndihem keq… pse ju ra tash ndërmend?”
Benita komentoi se kjo duhet të kishte ndodhur më herët, ndërsa Londrimi vazhdoi duke thënë: “Elijona, je shumë gabim”.
Momenti la një atmosferë të tensionuar dhe surprizoi jo vetëm konkurrentët, por edhe publikun, duke reflektuar konfliktet dhe intrigat brenda shtëpisë së Big Brother. /Telegrafi/































































