Ju del gjumi çdo natë në të njëjtën orë? Mësoni cilat janë problemet shëndetësore që mund të keni

Ju ka ndodhur të zgjoheni për disa net rresht në të njëjtën orë? Mund të duket rastësi, por mjekësia tradicionale kineze (TCM) mund të ketë një shpjegim dhe një zgjidhje për ju
Çdo organ ka orën e tij biologjike, ndaj ekziston dhe një kohë optimale për çdo aktivitet.
Disa organe bëjnë punën më të madhe gjatë natës dhe arsyeja pse zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor, ndaj mos e neglizhoni.
21:00-23:00 — Tiroidet
Gjatë fazave të para të gjumit, sistemi endokrin ribalancohet, ndërkohë që enët e gjakut bëhen më aktive. Kjo do të thotë se çdo problem shëndetësor i lidhur me sistemin imunitar, tiroiden, gjëndrat veshkore ose metabolizmin mund t’ju mbajnë zgjuar. Vështirësia për të fjetur në këtë orë mund të jetë gjithashtu shenjë e stresit ose ankthit gjatë ditës.
Për të përmirësuar kualitetin e gjumit në këtë fazë, mund të praktikoni meditimin, jogën ose ushtrimet relaksuese.
23:00-01:00 — Gurët në tëmth
Tëmthi prodhon një lëng i quajtur bile, që nevojitet për tretjen dhe absorbimin e të gjitha yndyrave që konsumojmë gjatë ditë.
Zgjimi në këtë orë të natës mund të paralajmërojë për gurë në tëmth ose se duhet të ulni konsumin e yndyrave e të konsumoni ato të shëndetshme.
01:00-03:00 —Mëlçia
Gjatë kësaj kohe, trupi pastrohet vetë, duke hequr mbetjet nga gjaku dhe indet e tjera, prandaj zgjimi në këtë orë mund të tregojë për nivele të larta të toksinave në trup, që duhet të përpunohen nga mëlçia.
Që ky organ të funksionojë siç duhet, pini më shumë ujë dhe kufizoni alkoolin dhe kafeinën.
03:00-05:00 — Mushkëritë
Mushkëritë janë organet e para që fillojnë të mbushen me oksigjen duke e transportuar atë në sisteme të tjera për t’u përgatitur për një ditë të re.
Nëse zgjoheni rreth orës 3:00 deri 5:00 të mëngjesit dhe keni simptoma të tilla si kollë, teshtima ose bllokim të hundëve, paralajmërojnë për probleme shëndetësore si ftohja ose gripi ose një dietë e varfër.
05:00-07:00 —Zorra e trashë
Gjatë këtyre orëve të mëngjesit, energjia është e përqendruar më shumë në zorrën e trashë për të pastruar mbetjet nga trupi. Nëse keni ndonjë çrregullim në këtë organ, mund të përjetoni kapsllëk, shtim në peshë ose plakje të parakohshme.
Që zorra e trashë të funksionojë siç duhet dhe për të rregulluar ciklin e gjumit, duhet të tendosni muskujt, të pini shumë ujë ose të shkoni në tualet pasi të zgjoheni. /Bright Side
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës