LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Hetimi për Sazdovskin vazhdon

Joveski: Hetimi për Sazdovskin vazhdon

Prokuroi Publik Lubomir Joveski sot, në seancë parlamentare, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve, tha se rasti i Nikolla Sazdovskit nuk është mbyllur dhe se hetimi po vazhdon.

Joveski tha se në këtë moment nuk mund të thotë se a do të zgjerohet hetimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ju garantoj se për secilin që do të vërtetohen veprimtari kriminale me dëshmi të sakta, do të vendoset në akuzë. Në këtë moment Prokuroria vepron për këtë rast, por a se do të zgjerohet hetimi nuk mund të them. Kjo do të varet nga ekspertizat dhe dëshmitë”, potencoi Joveski.


Pyetja për Sazdovskin u bë nga deputeti i OBRM-PDUKM-së Pavle Bogoevski./Telegrafi/