Josip Ilicic ka qenë hero i Atalantës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi slloven ka shkëlqyer në duelin e kthimit ndaj Valencias, ku Atalanta mori fitoren 3-4.


Në përgjithësi me rezultat 8-4, skuadra italiane ka kaluar për herë të parë në histori të klubit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

GettyImages 1211645493 1 VALENCIA, SPAIN - MARCH 10: (FREE Josip Ilicic. (Photo by UEFA - Handout via Getty Images)

32-vjeçari ka qenë i papërmbajtshëm në këtë takim duke shënuar katër gola për skuadrën e tij.

Tani Ilici ka pesë gola në total në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë që slloveni është lojtari kryesor i Atalantës edhe në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app