LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Nata e boksit

E gjitha ajo që ndodhi në “Day of Reckoning”: Fitojnë Parker dhe Joshua

Përditesuar 23/12/2023 18:04

Tifozët e boksit sonte përjetuan disa meçet të forta në boksit të peshave të rënda. Por, e gjithë vëmendja ishte te dy përballjet finale.


Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, ashtu edhe siç pritej, triumfoi në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite. Ai mposhti Otto Wallin, ku ekipi i tij vendosi të dorëzohet në raundin e pestë dhe kështu AJ fitoi me nokaut teknik.

Në anën tjetër, edhe pse nuk ishte favoriti në këtë përballje Joseph Parker fitoi ndaj Deontay Wilder me anë të pikëve.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:22:28" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:22" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:22

Raundi 1

Jurgen Uldedaj e ka nisur shumë mirë meçin ku ka dhënë disa goditje drejt Damir Beljos.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 01:15:38" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 01:15" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 01:15

Kaq nga ne, faleminderit që na ndoqët

Ashtu siç e do tradita. Telegrafi Sport me mbulime speciale sa herë që ka përballje boksi. Për lajme tjera, klikoni këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:54:18" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:54" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:54

Joshua mposht Wallin, dorëzohet sudezi  

Ekipi i Wallin nuk e lejon suedezin të ndeshjet më dhe nuk e lejon të dal për raundin e gjashtë.

Joshua bëri një nga performancat e tij më të mira së fundmi.


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:50:28" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:50" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:50

Raundi 5

Punë më solide nga Joshua, i cili vazhdon të thyejë kundërshtarin e tij. Joshua shpërthen në një kombinim majtas dhe djathtas që e bën Wallin të lëkundet prapa.

Wallin është lënduar dhe meç mund të përfundojë më shpejtë.


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:47:13" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:47" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:47

 Raundi 4

Më shumë gjëra të shkëlqyera nga Joshua, i cili është plotësisht në ritëm dhe në ekuilibër dhe i kundërvihet bukur Wallin.


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:43:32" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:43" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:43

Raundi 3

Joshua po vazhdon me sulme drejt Wallinit. Ai po ecën përpara, duke e goditur me grushte të sakta dhe tashmë i ka hapur një prerje rreth syrit të djathtë të suedezit. Wallin duket i shqetësuar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:39:12" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:39" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:39

 Raundi 2

Edhe një tjetër raund i qetë, me Joshuan që po sulmon më shumë dhe po godet në fytyrë kundërshtarin. Hunda e Wallin duket paksa e skuqur tashmë nga goditjet.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:35:09" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:35" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:35

Raundi 1

Filloi ngjarja kryesore. Joshua më i angazhuar dhe duke se ishte në epërsi në këtë raund që nuk kishte shumë ngjarje.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:30:38" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:30" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:30

Fillon meç Joshua vs Wallin

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:28:45" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:28" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:28

Anthony Joshua niset drejt ringut, përballet me Otto Wallin

Eventi final i “Day of Reckoning”, do të jetë mes Anthony Joshua me Otto Wallin.

Boksierët janë nisur drejt ringut ku do të boksojnë për 12 raunde, në një mbrëmje spektakolare boksi.


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:18:49" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:18" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:18

Dhe tani të gjithë në pritje të Wallin vs Joshua

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:13:38" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:13" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:13

Një nga goditjet në xhirim të ngadalësuar

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-24-2023 00:01:27" ["time"]=> string(16) "24/12/2023 00:01" ["update"]=> bool(false) } 24/12/2023 00:01

Rezultatet: Parker fiton ndaj Wilder me vendim unanim të gjyqtarëve

Tani është zyrtare! Joseph Parker fiton pas 12 raundesh ndaj Deontay Wilder me vendim unanim.

Zyrtarët votuan 118-111, 118-110 dhe 120-108 në të mirë të Parker.


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-23-2023 23:58:27" ["time"]=> string(16) "23/12/2023 23:58" ["update"]=> bool(false) } 23/12/2023 23:58

Fitorja i takon Joseph Parker

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-23-2023 23:55:41" ["time"]=> string(16) "23/12/2023 23:55" ["update"]=> bool(false) } 23/12/2023 23:55

Raundi 12

Wilder e dinte që kishte nevojë për nokaut dhe shkoi deri në fund, por Parker qëndroi në këmbë.

Parker pranoi shumë grushte në këtë raund nga Wilder që donte ta mbyllte meçin.


Ky raund pa dyshim shkon për Wilder. Tani në pritje të rezultateve zyrtare…

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-23-2023 23:49:45" ["time"]=> string(16) "23/12/2023 23:49" ["update"]=> bool(false) } 23/12/2023 23:49

Raundi 11

Wilder angazhohet për të hedhur me të djathtën, por nuk qëllon cakun me të. Trilogjia me Tyson Fury nuk i ka bërë mirë dhe Wilder e gjen veten tre minuta nga humbja.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-23-2023 23:46:28" ["time"]=> string(16) "23/12/2023 23:46" ["update"]=> bool(false) } 23/12/2023 23:46

Raundi 10

Një tjetër raund i mirë për Parkerin, i cili është dy raunde larg fitores. Wilder mbetet i rrezikshëm deri në fund, por vija e finishit është duket më afër boksierit nga Zelanda e Re.

Wilderit i duhet një nokauti gjatë gjashtë minutave të ardhshme.


Image

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-23-2023 23:43:53" ["time"]=> string(16) "23/12/2023 23:43" ["update"]=> bool(false) } 23/12/2023 23:43

Raundi 9

Parker vazhdon me planin e tij të disiplinuar, taktik të lojës, pavarësisht kë e ka përballë. Këmbët e Wilderit duken të lëkundura, por Parker vazhdon me plan të matur.

Në sekondat e fundit, Wilder fillon të dalë përpara për herë të parë gjatë gjithë natës, por Parker e bllokoi dhe dha madje edhe grushte.


Parker ka goditur 63 nga 187 grushta (33.7%) në nëntë raunde, sipas statistikave të grushtimit të Compubox, krahasuar me 24 nga 128 për Wilder (18.8%).

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-23-2023 23:37:30" ["time"]=> string(16) "23/12/2023 23:37" ["update"]=> bool(false) } 23/12/2023 23:37

Raundi i 8

Më në fund Deontay Wilder futet në meç dhe dominon një raund ndaj Joseph Parker. Në fund të raundit Parker dhe disa goditje, por Wilder u kthye fuqishëm dhe ka mundur ta rrëzojë zelandezin, por gongu e shpëtoi.


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-23-2023 23:34:12" ["time"]=> string(16) "23/12/2023 23:34" ["update"]=> bool(false) } 23/12/2023 23:34

Raundi 7

Një tjetër raund për Parkerin, i cili vazhdon të pengojë Wilderin me dorën e djathtë dhe nuk e lejon ta godas me dorën e fortë. Wilder ka nevojë për një nokaut për të fituar meçin.