Anthony Joshua mposht Kubrat Pulevin me nokaut në raundin e nëntë, në një meç që e dominoi nga fillimi në fund.

Kampioni i botës, Joshua fillimisht shpërtheu në raundin e tretë, kur e rrëzoi dy herë Pulevin, por bullgari ia arriti të ngritët në këmbë.


Ai meçin përfundimisht e fitoi në raundin e nëntë kur dy sulme të tij dolën të suksesshëm duke e dërrmuar përfundimisht Pulevin.

EpEwG97W4A0jo6A

Pas u konfirmua nokauti, Joshua lëshoi ringun dhe shoi ta takojë legjendën e boksit, Floyd Mayweather, i cili ishte i pranishëm në këtë event.

Dy kampionët e botës biseduan për disa momente për t’i dhënë kohë pastaj Joshua që të kthehej në ring.

Joshua me këtë fitore shkon në 24 të tilla nga 25 ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app