LAJMI I FUNDIT:

Mourinho nuk i ndal kritikat ndaj Luke Shaw pas humbjes së Anglisë në finale ndaj Italisë

Mourinho nuk i ndal kritikat ndaj Luke Shaw pas humbjes së Anglisë në finale ndaj Italisë

Jose Mourinho e ka etiketuar Luke Shaw në mesin e lojtarëve që duhet të kishin dalë përpara për të gjuajtur një penallti për Anglinë në vend të Bukayo Sakas kundër Italisë në finalen e Euro 2020.

Tre Luanët pësuan disfatë zemërthyese ndaj Azzurëve në Wembley të dielën në mbrëmje me Marcus Rashford , Jadon Sancho dhe Sakan që dështuan nga pika e bardhë.

Gareth Southgate kishte futur Rashfordin dhe Sanchon nga banka rezervë në minutat e fundit të kohës shtesë posaçërisht për ekzekutimin e penalltive.


Pasi Rashford goditi shtyllën dhe gjuajtja e Sanchos u ndalua nga Gianluigi Donnarumma, e fundit iu la 19-vjeçarit Saka për të mbajtur gjallë shpresat e Anglisë, me portierin italian që bëri një tjetër pritje të shkëlqyeshme për të vulosur triumfin.

(Foto: Instagram/lukeshaw23)

Mourinho ka thënë në talkSPORT: “Në këtë situatë, ku ishte Raheem Sterling? Ku ishte John Stones? Ku ishte Luke Shaw? Pse Jordan Henderson apo Kyle Walker nuk qëndruan në fushë?”.

“Sepse në të vërtetë është shumë, shumë e vështirë për Marcus Rashford dhe Jadon Sancho të futen dhe të marrin një penallti pas një prekje të topit”.

“Por, që Saka të ketë mbi supet e tij fatin e një vendi … Unë mendoj se është shumë”.

“Ne mund të flasim për ditët e mëparshme dhe se si ata ishin të mahnitshëm në goditjen e penalltive, por problemi me penalltitë është se dallon të gjuash një në stërvitje dhe një tjetër ë ndeshje, dhe në ato momente kërkohet eksperiencë”.

“I gjori Saka, thjesht më vjen shumë keq për të”, ka shtuar më tej Special One.

Anglia nuk e ka fituar asnjëherë Kampionatin Evropian dhe mbrëmë kishte shansin, mirëpo e lëshoi atë edhe pse kishin kaluar të parët në epërsi, pikërisht me golin e Luke Shaw. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori