LAJMI I FUNDIT:

Josa: Skuadra ngulmoi dhe lojtarët besuan, kemi 10 ditë për të menduar nëse meritojmë titullin

Josa: Skuadra ngulmoi dhe lojtarët besuan, kemi 10 ditë për të menduar nëse meritojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është shprehur i kënaqur me mentalitetin e lojtarëve të tij pas fitores së madhe në Prizren.

Prishtina triumfoi minimalisht në Prizren sa për t’i marrë tri pikët dhe për të lënë të gjitha llogaritë për titull për javën e fundit në duelin direkt për titull ndaj Dritës.

Josa lëvdoi mentalitetin e skuadrës së tij, duke thënë se ekipi i tij ngulmoi me logjikë.


Foto: Telegrafi

Ndërkaq, thotë se tash skuadra ka 10 ditë për të menduar nëse meriton ta fitojë kampionatin.

“Skuadra ngulmoi, e mira ishte se ngulmoi me logjikë, aksionet i bëmë me logjikë, lojtarët besuan në pesë minutat e fundit, ku krijuam dy raste. Do të duhej të ishim më të qetë”.

Raporti i ndeshjes: Liria 0-1 Prishtina
Lexo po ashtu Raporti i ndeshjes: Liria 0-1 Prishtina

“E uroj Lirinë për lojën, jo çdo herë fitohen lojtë në fund, Liria luajti të merrte barazimin, por në fund ishte fitore e gjithë futbollistëve tanë dhe na dhanë kohë 10 ditë për të menduar se a e meritojmë ta fitojmë kampionatin apo jo”, potencoi Josa për mikrofonët e Supersport.

Kujtojmë se Prishtinës i duhet një fitore me dy gola diferencë ndaj Dritës në javën e fundit për t’u shpallur kampion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori