LAJMI I FUNDIT:

Josa: Në Kosovë punohet më qetë se në Shqipëri, do të doja të vazhdoja me Prishtinën

Josa: Në Kosovë punohet më qetë se në Shqipëri, do të doja të vazhdoja me Prishtinën

Ka fituar gjithçka në Shqipëri dhe ka shkruar historinë në Evropë në drejtimin e Skënderbeut.

Por Mirel Josa e pranon se për një trajner është më mirë të drejtojë në Kosovë sesa në Superiore.

“Në fakt, nëse ka një gjë që mund ta vlerësoj në Kosovë dhe që nuk e kemi ne në Shqipëri, është se këtu punohet shumë qetë. Ka shumë optimizëm në ambientet e skuadrave dhe për më tepër nuk të ngarkojnë me objektiva e përgjegjësi të parakohshme. Më pëlqen kur gjërat merren me radhë dhe mendon me qetësi edhe për synimet që kërkon të arrish”, ishin fjalët e tij në një intervistë telefonike për “Zona Gol”.


“Është një eksperiencë mjaft e mirë, të cilën e vlerësoj shumë dhe jam i kënaqur që jam këtu. Normalisht që futbolli i Kosovës ka problemet e veta, por gjithsesi zhvillohet një kampionat shumë interesant. Në fakt kemi punuar shumë që në fillim, me synimin e vetëm të fitojmë titullin kampion”.

Foto: FC Prishtina

“Unë kam fatin se në Prishtinë punohet në kushte mjaft të mira, ndërsa në fazën përgatitore të dimrit, arritëm të realizojmë gjëra mjaft të bukura. Gjithsesi them se jemi penalizuar disi, pasi infrastruktura në Kosovë është problematike dhe në shumë fusha, terreni nuk na ka lejuar të shprehim më të mirën tonë”, shpjegoi ai.

Prishtina luan për titullin kampion ndaj Dritës, ndërsa do të jetë protagoniste edhe në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Vëllaznimit.

Vetëm pasi të mbarojnë këto dy ndeshje, Josa do të ulet të diskutojë me klubin për të ardhmen e tij, nëse do të jetë më pjesë e skuadrës apo jo.

“Kontrata ime me klubin e Prishtinës përfundon pas finales së Kupës dhe më pas do të analizojmë gjithçka, Do të ulem me administratën e klubit dhe do të diskutojmë. Nëse unë jam i kënaqur me atë që më ofrohet dhe ata kanë vlerësim për punën time, atëherë pse mos të vijojmë ende bashkëpunimin”, deklaroi Josa.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori