Po shijon në maksimum këto ditë, ku ende nuk i ka ikur aroma e mirë që la fitimi i çmimit të parë në “Kënga Magjike”. Sapo është kthyer nga Qipro ku bashkë me prindërit e bashkëshortit të saj i bëri një surprizë motrës, të cilën nuk e takonte që prej ditës së dasmës. Jonida Maliqi, mbretëresha e festivalit në fjalë për këtë vit, ndihet e lumtur dhe e arrirë profesionalisht ndërsa sytë i ka nga e ardhmja, për të thurur atë si di vetë dhe si është më e mira për të. Në këtë rrëfim për "Bluetooth", Jonida tregon që nga emocionet e para kur u shpall fituese, urimin e bashkëshortit, pikët e dhëna nga kolegët, udhëtimin drejt Qipros dhe projektet e saj të afërta.
Ka disa ditë tashmë nga përfundimi i “Këngës Magjike” nga ku dole fituese e çmimit të parë. Si ndihet Jonida tani? Komentet më të spikatura që ke marrë nga njerëzit?
Sigurisht që ndihem mirë, më mirë nuk ka dhe uroj që viti i ardhshëm të jetë kaq frytdhënës sa 2008-a. Pa ekzagjerim kam marrë rreth 200 sms dhe mjaft emaile në adresën time personale. Kanë qenë urime nga më të ndryshmet sidomos nga fansat e mi dhe nga miqtë e mi më të dashur.
Cili ka qenë urimi i parë?
Ndryshe nga herët e tjera urimin e parë e mora nga bashkëshorti im pasi ime më ka qenë ajo që e mbante rekordin në këtë pikë. Megjithatë nuk i vë faj sepse prindërit e mi nuk ishin në Shqipëri gjatë netëve të festivalit.
Na e përshkruaj pak çastin e komunikimit me të teksa u shpalle fituese…
Fillimisht me Gentin komunikuam në telefon dhe më pas u takuam në festën e organizuar nga “Kënga Magjike”.
Tek “E diela shqiptare” pamë reagimin e kolegëve të tu teksa verifikonin pikët dhe disa nuk hezituan ta bënin atë publike por menjëherë fillua grindjet mes tyre duke pasur parasysh që kishte dhe nga ata të cilët ishin votuar dhe me 0 pikë. Ç’mendim ke për këtë situatë?
Sinqerisht nuk u ndjeva aspak mirë për më tepër që festivali tashmë kishte mbaruar. Artist je në skenë, i tillë duhet të jesh edhe në sjellje. Nëse nuk të pëlqen formati i “Këngës Magjike” je i lirë të mos jesh pjesë e tij. Ka plot festivale të tjera…
Si po i kalon Jonida këto ditë?
E urrej shiun megjithatë po relaksohem në maksimum sepse festat po afrohen dhe angazhime të tjera më presin.
Sapo je kthyer nga Qipro ku deshe t’i bëje një surprizë motrës tënde dhe mbesës që jetojnë atje. Ç’mund të na thoni rreth kësaj?
Dy ditë pas mbarimit të Festivalit “Kënga Magjike” unë nisem së bashku me prindërit e Gentit për në Qipron Greke. Mamaja e bashkëshortit tim mori përsipër gjithçka në kohë rekord. Kjo ishte një dhuratë për fitoren time. Brenda ditës e mora vesh që do të niseshim dhe kështu u bë. Motra ime Xhilda nuk ishte në dijeni dhe kur trokitëm në derën e saj ajo u shtang dhe filloi të bënte disa pasthirrma të çuditshme. Kisha shumë nevojë të shihja atë dhe mbesën time të cilën që pas dasmës nuk e kisha parë dhe gjatë gjithë javës që qëndrova atje iu përkushtova totalisht.
Çfarë po përgatit Jonida tani, apo kjo është një periudhë pushimi?
Përpara festave do të nxjerr videoklipin e këngës “Njëri nga ata”. Xhirimet tashmë kanë mbaruar dhe pritet të mbarojë montazhi. Do të jetë një klip shumë i veçantë ku do të shihni një Jonidë në fillimet e saj dhe se si rritet në skenë me dashurinë dhe pasionin për këngën.
Look-u yt tani është përqendruar tek flokët bionde të shkurtër. Cila mendon se do të jetë tendenca e radhës?
Flokët realisht më janë dëmtuar pasi unë nuk duroj dot që të më dali rrënja qoftë edhe 1 milimetër kështu që i kam lyer shpesh herë. Ngjyra bionde platin qenka e tmerrshme. Ndoshta do t’i errësoj pasi unë gjithmonë kam qenë fanatike e flokut të shëndetshëm dhe prandaj e kam kaq të vështirë t’i zgjas ato.
Jemi në prag të festave të fundvitit. Ku do t’i kalosh ato?
Ende nuk e di, gjithmonë vendosim në momentin e fundit.
Cili është projekti yt më i afërt?
Në Janar do të filloj të merrem seriozisht me materialet muzikore që kam krijuar vetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?