LAJMI I FUNDIT:

John Krasinski shpallet ‘mashkulli më i pashëm’ në botë për vitin 2024 nga revista People

John Krasinski shpallet ‘mashkulli më i pashëm’ në botë për vitin 2024 nga revista People
Foto: Shutterstock

Revista People zgjodhi aktorin John Krasinski si ‘mashkullin më të pashëm’ në botë për vitin 2024.

Krasinski pozoi për kopertinën e revistës, ndërsa fansat e kujtojnë atë si Jim Harper nga seriali “The Office” dhe për rolet e tij në në “A Quiet Place” – ai u prezantua në një dritë pak më ndryshe.

Aktori ka pranuar në intervistë se kur mësoi për herë të parë se kishte fituar titullin, i erdhi një “errësim momental me zero mendime”, vetëm se ndoshta dikush po bënte shaka me të.


“Nuk është sikur zgjohem dhe mendoj: “A është kjo dita kur do të emërohem si mashkulli më seksi?”, tha John për People.

Gruaja e Krasinskit, Emily Blunt, ishte “shumë e emocionuar” për titullin, madje më parë bëri shaka se do ta përdorte kopertinën si sfond të telefonit të saj nëse ai do të fitonte ndonjëherë titullin.

Lajmi se ai është ‘mashkulli më i pashëm’ në botë në vitin 2024 u njoftua në “The Late Show with Stephen Colbert”.

Kujtojmë që revista People e jep këtë titull që nga viti 1985, kur e fitoi Mel Gibson, gjersa vitin e kaluar titullin e fitoi aktori Patrick Dempsey.

Para tij, titullin e kanë fituar Chris Evans, Paul Rudd, Michael B. Jordan, Idris Elba e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori