LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden zgjedh diplomatin William Burns si drejtor të CIA-s

Joe Biden zgjedh diplomatin William Burns si drejtor të CIA-s

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar se ka zgjedhur diplomatin veteran William Burns që të jetë drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Si një ish-ambasador në Rusi dhe Jordan, Burns, tashmë 64 vjeç, ka një karrierë 33-vjeçare në Departamentin e Shtetit. Ai kishte qenë zëvendëssekretar i Shtetit para se të dilte në pension në vitin 2014.


Burns ka qenë një mbrojtës i vendosur i rindërtimit dhe ristrukturimit të shërbimit të huaj, pozicionet me të cilat Biden është pajtuar.

“Bill Burns është një diplomat shembullor me përvojë të gjatë në skenën botërore duke mbajtur njerëzit dhe vendin tonë të sigurt. Ai ndan bindjen time të thellë se inteligjenca duhet të jetë apolitike dhe se profesionistët e përkushtuar të inteligjencës që i shërbejnë kombit tonë meritojnë mirënjohje dhe respekt. Ambasadori Burns do të sjellë njohurinë, gjykimin dhe perspektivën që na duhet për të parandaluar dhe përballur kërcënimet përpara se ato të arrijnë në brigjet tona. Populli amerikan do të flejë i qetë me të si drejtori ynë i ardhshëm i CIA-s”, tha Biden në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Më parë, Burns ishte përmendur si kandidat për të qenë Sekretari i Shtetit në administratën e Bidenit.

Nëse konfirmohet nga Senati, Burns do të pasoj Gina Haspel. Si drejtoresha e parë femër e CIA-s, Haspel udhëhoqi agjencinë nën administratën e Trumpit.

Williams Burns ka marrë tre çmime presidenciale për shërbim të dalluar dhe nderimet më të larta civile nga Pentagoni dhe komuniteti i inteligjencës amerikane.

Ai ka diploma të doktoratës në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti i Oksfordit, ku ka studiuar si Marshall Scholar.

Burns, një i diplomuar në Universitetin La Salle në Filadelfia, iu bashkua shërbimit në vitin 1982 dhe para se të emërohej ambasador në Rusi në vitin 2005, shërbeu si ndihmës i lartë i ish-sekretarëve të Shtetit, William Christopher dhe Madeleine Albright, gjithashtu si drejtor i Zyrës së Planifikimit të Politikave të Departamentit të Shtetit.

Burns ishte një këshilltar i afërt dhe i besuar i Christopher, Albright, Colin Powell, Condoleezza Rice, Hillary Clinton dhe John Kerry para pensionimit të tij.

Në librin e tij “Një Kujtim i Diplomacisë Amerikane dhe Çështja për Rinovimin e saj”, Burns ka bërë thirrje për një riformulim të diplomacisë amerikane, ndërsa kujtoi ditët e tij në këtë fushë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori