LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden arrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden arrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden në këto momente është duke u futur në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe rrethi i ngushtë i familjes.

Nën masa të rrepta të sigurisë dhe pjesëtarë të shumë të Shërbimit Sekret, Biden ka ecur nëpër sheshin e Washington DC, duke u nisur në drejtim të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.


Gjatë rrugëtimit të tij ai nuk hezitoi të përshëndetet me qytetarë të shumtë që kishin dalë për ta përkrahur, e madje në momente të caktuara është parë në disponim të mirë – duke vrapuar në drejtim të qytetarëve.

Kujtojmë që Joe Biden ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit kundër rivalit nga radhët e republikanëve Donald Trump. Ai sot është betuar, e para tij një gjë të tillë e kishte bërë edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris. /Telegrafi/