Joaquin Phoenix dhe Martin Sheen ndër të arrestuarit në protestat kundër ndryshimeve klimatike
Aktorët e famshëm, Joaquin Phoenix dhe Martin Sheen, janë ndër personalitetet e famshme të arrestuar si pjesë e protestave javore kundër ndryshimeve klimatike të organizuara nga Jane Fonda.
Iniciativa javore e aktores së njohur, ‘Fire Drill Fridays’,ka konfirmuar për CNN se dy aktorët janë arrestuar këtë të premte.
Nga ana tjetër, policia e Washingtonit ka njoftuar se 147 njerëz janë arrestuar pas protestave të së premtes, porse nuk janë publikuar emrat e të arrestuarve.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se të arrestuarit akuzohen për grumbullim, pengim dhe trazira.
Dy aktorët e përmendur kanë mbajtur edhe fjalime motivuese në javën e 14-të të protestave të organizuara nga Fonda për krizën klimatike. /Telegrafi/










































