LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm 1 ditë lule por 365 ditë vlerësim

Jo vetëm 1 ditë lule por 365 ditë vlerësim

8 Marsi është ditë e cila reflekton përparimin e grave, aktet e guximit dhe vendosmërinë e tyre. Kjo ditë ka për qëllim që gratë të njohinvlerat e tyre duke u motivuar edhe më shumë për të arritur maksimumin e potencialit që kanë. Megjithatë ende në kulturën tonë vërehet një diferencim i gjinisë mashkullore karshi asaj femërore.

Në Moneta – MoneyGram, ky dallim nuk ekziston. Gratë luajnë një rol kyç në mbarëvajtjen e punës. Kjo korporatë është institucion financiar jo-bankar, e licencuar dhe e mbikëqyrur nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe operon që 14 vite në Kosovë. Në zyrën qendrore të Moneta-MoneyGram, numri i të punësuarve është 36, prej të cilëve 20 janë femra dhe 16 meshkuj. Kjo korporatë përbëhet nga 8 departamente, 6 nga të cilat udhëhiqen prej femrave dhe 2 nga meshkujt.

Gjinia femërore dhe mashkullore janë plotësisht të barabartë dhe nuk ekzistojnë barriera që pamundësojnë avancimin profesional dhe shoqëror.Vlen të përmendet që të gjithë punëtorët në Moneta kanë arsimim superior.

Përveç femrave që punojnë brenda korporatës, Moneta bashkëpunon edhe me 19 agjente femra që zhvillojnë aktivitetin e tyre afarist në tërë Kosovën. Ato cilësohen si partnere mjaft të rëndësishme biznesi dhe roli i tyre është vendimtarë për korporatën.

Moneta-MoneyGram është ndërmarrje në të cilën nuk ekzistojnë dallime gjinore, etnike, fetare apo çfarëdo dallimi tjetër. Gjithnjë në këtë korporatë shpallet konkurs i barabartë dhe kandidatët seleksionohen në bazë të meritokracisë. Kjo tregon se vlerësohet dituria, puna, mundi dhe përkushtimi i gjithsecilit.

Shpresojmë që diferenca të tilla nuk do të ketë në Kosovë, pasi që njerëzit dhe bizneset anembanë botës po mobilizohen për një të ardhme më të barabartë. /Telegrafi/