Nga: Víctor Hugo
Përktheu: Bajram Karabolli
– Po plakesh, – më thanë, – nuk je më ai që ke qenë, po bëhesh më i hidhur dhe më i vetmuar.
– Jo, – u përgjigja. – Nuk po plakem, po bëhem më i mençur. Kam pushuar së qeni ai që u pëlqen të tjerëve dhe po bëhem ai që më pëlqen të jem; nuk dua më si të më pranojnë të tjerët, por dua të pranoj veten time; i kam shmangur pasqyrat gënjeshtare që mashtrojnë pa mëshirë. Jo, nuk po plakem, po bëhem më i vërtetë, më i dukshëm nga larg, nga të tjerët dhe nga e zakonshmja; po çlirohem nga lidhjet dhe nga lëndimet e panevojshme shpirtërore; po heq dorë nga netët festive, për shkak të pagjumësisë; po i shmang historitë e gjalla dhe kam filluar t’i shkruaj, duke lënë mënjanë stereotipet e imponuara; nuk bëj më grime për të fshehur vrajat; tani mbaj me vete një libër që më zbukuron mendjen; gotat e verës i kam zëvendësuar me filxhanët e kafesë; kam lënë së idealizuari jetën dhe kam nisur ta jetoj atë.
Jo, nuk po plakem, në shpirt ruaj ende freskinë, në duar butësinë dhe në zemër pafajësinë e atij që çdo ditë zbulon veten; në fytyrë ruaj buzëqeshjen që ta jep vëzhgimi i thjeshtësisë së natyrës, gjelbërimi i pyllit dhe dëgjimi i cicërimave të zogjve.
Jo, nuk po plakem, po përzgjedh kohën time për të paprekshmen, duke rishkruar historinë që më kishin thënë dikur, duke rizbuluar botën, duke iu kthyer librave të vjetër që i kisha lënë përgjysmë. Po bëhem më i matur, kam ndalur shpërthimet që nuk të lipsen për asgjë; po mësoj të flas për gjëra transhendente, po mësoj të kultivoj dije, po mbjell ideale dhe po farkëtoj fatin tim. Jo, nuk është se po plakem, ngaqë të shtunave dhe të dielave zgjohem herët, duke shijuar kafen, pa u nxituar dhe duke lexuar me qetësi një libër me poezi. Njeriu nuk ecën ngadalë për shkak të pleqërisë, por ngaqë vëzhgon marrëzinë e atyre që ecin me nxitim dhe pengohen nga pakënaqësia. Heshtja nuk vjen për shkak të pleqërisë, por ndonjëherë duhet heshtur, sepse jo çdo fjalë duhet të ketë jehonë. Jo, nuk po plakem, po filloj të jetoj atë që më intereson vërtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'