LAJMI I FUNDIT:

 “Jo, nuk është George Floydi çek”, videoja e vrasjes së romit në rrugët e Teplicas nxiti reagime të ashpra – qeveria mbron veprimin e policit

 “Jo, nuk është George Floydi çek”, videoja e vrasjes së romit në rrugët e Teplicas nxiti reagime të ashpra – qeveria mbron veprimin e policit

Qeveria e Republikës Çeke ka mbrojtur veprimet e policit që u filmua duke ia mbajtur gjurin në kraharor dhe qafë një të riu rom, i cili më pas kishte ndërruar jetë në spital.

Komuniteti nacional i Romëve në Çeki është tmerruar me sjelljen e policit, pas publikimit të videos së incidentit që u filmua nga dritarja në qytetin Teplica, transmeton Telegrafi.


Siç raporton BBC, në video mund të shihen tre zyrtarë policorë duke tentuar ta vënë nën kontroll burrin, i cili disa minuta më vonë shihet duke qëndruar i shtrirë në rrugë.

“Jo, ai nuk është George Floyd çek”, kanë thënë në polici pas akuzave të shumta që janë drejtuar në adresën e tyre përmes rrjeteve sociale.

Anëtarët e komunitetit rom e kanë krahasuar këtë rast me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, i cili ndërroi jetë pasi që një polic ia mbajti gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta – duke shkaktuar protesta të dhunshme në Mineapolis por dhe mbarë SHBA-të.

E policia e këtij vendi ka njoftuar se është dashur të ndërrojnë formën e reagimit, pasi që burri në Teplica ishte agresiv pasi ishte nën ndikim të drogës.

Ata kanë theksuar se ka ndërruar jetë në autoambulancë, kurse rezultatet preliminare të obduksionit tregojnë se ai ishte mbidozuar.

Për të shuar çdo dilemë, lexuan rezultatet preliminare të obduksionit ku thuhet se ai kishte pësuar “ndryshime patologjike në arteriet koronare”, për të cilat besohet se janë si pasojë e përdorimit të amfetaminës.

Ministri çek i Punëve të Brendshme, Jan Hamachek, ka deklaruar se policia e kanë përkrahjen e tij të plotë, duke theksuar se kanë të drejtë t’i përgjigjen sulmeve qe u vijnë nga cilido person që është nën ndikim të drogës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori