Sir Jim Ratcliffe ka emëruar trajnerin të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Manchester United. 

Në vitin 2013, trajneri legjendar Sir Alex Ferguson u pensionua pasi fitoi Ligën Premier me ‘Djajtë e Kuq’. 


Gjatë kohës sa ai ishte në krye, Ferguson i udhëhoqi ‘Djajtë e Kuq’ drejt disa trofeve, duke përfshirë 13 tituj të kampionatit dhe dy Liga të Kampionëve. 

Sidoqoftë, që prej se skocezi u pensionua, United ka pasur vështirësi që të konkurrojë në nivelet e larta të futbollit evropian. 

Emra si David Moyes, Jose Mourinho, Louis Van Gaal dhe Erik Ten Hag që të gjithë u përpoqën, por dështuan të kenë sukses në ‘Old Trafford’. 

Duke folur së fundmi në një intervistë, bashkëpronari i Unitedit, Ratcliffe, e zgjodhi Moyesin si dikush të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë për ta zëvendësuar Fergusonin. 

“Shikoni, e dua David Moyes dhe mendoj se ai është një trajner shumë i mirë, por të shkosh nga Sir Alex Ferguson tek Moyes, nuk është diçka të cilën unë do ta bëja”. 

“Moyes shkeli mbi këpucët e Ferguson, i cili e ka fituar Ligën Premier 13 herë, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë dhe pastaj ia dhuroni këtë një njeriu i cili nuk ka drejtuar asnjëherë lojtarë të mëdhenj dhe nuk ka fituar asgjë”. 

“Ai nuk e kishte personalitetin për të qëndruar para të gjithë atyre”, ka thënë Ratcliffe. 

Në total, Moyes e ka drejtuar në 51 ndeshje Unitedin, duke fituar 27 prej tyre, duke barazuar nëntë dhe duke humbur 15./Telegrafi/ 

telegrafi sport app