Jim Carrey, 64 vjeç, ka ngjallur sërish spekulime se mund të ketë kryer ndërhyrje estetike, ndërsa u shfaq me një pamje të ndryshme në Paris këtë të premte.

Komediani hollivudian mbërriti në ceremoninë e 51-të të Çmimeve Cesar, ku mori një Çmim Nderi për karrierën e tij të gjatë, duke i dedikuar fjalimin emocionues babait të ndjerë.


Aktori më pas festoi ditëlindjen e 16-të të nipit të tij në restorantin luksoz Laperouse, i shoqëruar nga partnerja e tij Min Ah, 32 vjeçe, e veshur me një fustan të zi me dantella, shkruan DailyMail.

Në rrjete sociale, tifozët u fokusuan më shumë te ndryshimi i dukshëm në fytyrën e tij sesa tek homazhi, duke spekuluar për një operacion estetik.

Disa komentues shkruanin: “Duhet t’i jetë bërë shumë punë në fytyrë. Duket shumë ndryshe” dhe “O Zot, ai duket ndryshe! Nuk ka qenë në sy të publikut për një kohë”.

Megjithatë, shumë fansa e lavdëruan për njohjen dhe kontributin e tij në filma të dashur si The Mask, Ace Ventura: Pet Detective, Liar Liar dhe Eternal Sunshine of the Spotless Mind.

Përfaqësuesit e Carrey-t nuk kanë dhënë koment për këto spekulime. /Telegrafi/