LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq s’është më ministre

Jevtiq s’është më ministre

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Mirijana Jevtiq, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj.

Ajo tashmë ka dorëzuar në sekretariat vendimin e dorëheqjes, kanë treguar për Gazetën Express burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Vendimin për dorëheqjen e ministres pritet ta marrë zyrtarisht nesër, kryeministri Isa Mustafa.


“Vendimi tashmë është dërguar tek zyra e sekretarit. Nesër arkiva mund ta përcjellë tek zyra e kryeministrit dhe ai të njoftohet zyrtarisht me dorëheqjen e saj”, ka thënë ky burim brenda Qeverisë.

Informatën për dorëheqje e saj e ka konfirmuar gjatë ditës edhe kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq.