Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, prej disa ditësh është kthyer në Kosovë dhe po shijon qëndrimin në vend.

Ajo është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, gjersa po kalojnë një periudhë të mrekullueshme.


Artistja e shumë hiteve po ashtu u konfirmua prej disa kohësh se është në pritje të ëmbël, përkundër se nuk ka bërë ndonjë reagim publik.

240610482 4115861445306216 2679062747507779921 n Huseyin Usta (Foto: Instagram)

Ata së fundmi kanë ndarë disa postime në rrjete sociale në një nga lokalet e Prishtinës duke treguar se janë shumë të lumtur bashkë.

“Jeto sikur të jetë dita e fundit”, ka shkruar Usta në një postim të hedhur në InstaStory.

240423418 567823807586812 8340478629701142812 n Huseyin Usta (Foto: Instagram)

Të njëjtit do bëhen prindër për herë të parë, pavarësisht që nuk zbuluan më shumë për gjininë e foshnjës.

Genta dhe Huseyin ndërkaq jetojnë mes Zvicrës dhe Turqisë. /Telegrafi/