LAJMI I FUNDIT:

Jetimat e Ballkanit ndihmojnë Gjilanin me 100 pako ushqimore

Jetimat e Ballkanit ndihmojnë Gjilanin me 100 pako ushqimore

Komunës së Gjilanit i vie në mbështetje me pako ushqimore për rastet në nevojë edhe shoqata bamirëse Jetimat e Ballkanit, me qëllimin e përballimit sa më të lehtë të këtë situatë.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka falënderuar shoq​atën Jetimat e Ballkanit dhe hoxhën Halil Kastrati, për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se deri më tani jemi në partneritet të plotë për ndërtimin e shtëpive për familje pa strehë dhe në kuadër të kësaj,

“Gjilani sot ka pranuar mbështetjen edhe në pako ushqimore nga kjo shoqatë. Në këtë kohë kur jemi në luftë të vazhdueshme me të panjohurën, me këtë pandemi, Jetimat e Ballkanit po shpërndajnë ndihma për rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Do të vazhdojmë aksionin për të gjitha ato raste që është i nevojshëm intervenimi, pakot ushqimore janë duke u shpërndarë nga ekipet e Komunës së Gjilanit dhe kanë qëllimin që asnjë familje të mos e ketë të zbrazet sofrën e ushqimit”, ka thënë Haziri.


Haziri theksoi se këto ditë të rënda në gjithë Kosovën, por veçanërisht në Gjilan, po i kalojmë së bashku me shumë donatorë, me shumë njerëz të vullnetit të mirë, me vlerën më të madhe që e kemi, me solidaritet të jashtzakonshëm mes vete.

Ndërsa Halil Kastrati nga Jetimat e Ballkanit, ka thënë se sot në Gjilan janë sjellur pako ushqimore për 100 familje të cilat përmbajnë produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike.

“Sot kemi bërë shpërndarjen gjithandej nëpër qytete të ndryshme nëpër Kosovë. Janë pako ushqimore, higjienike dhe miell për 100 familje. Lusim Zotin që ta tejkalojmë këtë gjendje të vështirë së bashku të pandemisë e cila ka përfshirë gjithë botën”, ka thënë mes tjerash hoxha, Halil Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori