LAJMI I FUNDIT:

Jetë “të shembura” nga tërmeti në fshatrat e Durrësit, banorët rrëfejnë përjetime dramatike të 26 nëntorit

Jetë “të shembura” nga tërmeti në fshatrat e Durrësit, banorët rrëfejnë përjetime dramatike të 26 nëntorit

Mëngjesi i 26 nëntorit, ka për të mbetur gjatë në memorien e shqiptarëve. Ishte dita, kur 51 persona, fëmije, gra, burra e të moshuar nuk e panë diellin që lindi përsëri. Sa ëndrra u ndërprenë në mes! Por ky termet përveç jetëve që mori, la pa shtëpi shume familje, të cilat, deri në atë moment, kishin një jetë që punon për të ndërtuar një shtëpi. Ata shprehen se tashmë duhet t’ia nisin nga e para.

Shumë fshatra, që deri para tërmetit nuk i njihnim apo nuk i kishim shkelur të gjithë, si Shetaj, Shkafane, Armathe, Gjuricaj, Manze, Ishëm, aty varfëria bashkëjetonte me banorët. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tërmeti ua shkatërroi edhe atë pak gjë që kishin.


Sapo zbresim në fshatin Shetaj, takohemi me Zejdi Kaculin. Ai rrëfen se një dite përpara tërmetit kishte parë një ëndërr.

Bashkëshortja e Zejdiut, Haxhire Kaculi, tregon përjetimet e saj për  mëngjesin e 26 nëntorit. Për Ndre Gjin Plakun, banorin tjetër të fshatit Shetaj, me profesion murator, e që këto ditë është munduar që banorëve të zonës t’u riparojë dëmet, shprehet se zhurma që ka prodhuar, atë mëngjes toka, nuk i shqitet nga mendja.

Banorët e fshatit Shetaj rrëfejnë historinë e familjes se Elida Rekes. Nenës 42-vjeçare të tre fëmijëve, tërmeti i 21 shtatorit, i shkaktoi dëme të mëdha, por askush nuk mori masa që asaj t’i gjendej një zgjidhje për shtëpinë e rrënuar.

Ata u detyruan të hynte përsëri në shtëpi. Elida rrëfen se ka qenë fat që ajo së bashku me tre fëmijët dhe bashkëshorti kanë shpëtuar gjallë, sepse ajo çfarë ka mbetur nga shtëpia e tyre, pas 26 nëntorit, janë vetëm gërmadhat.

Për Xhumaje Kurtin, nenën 70-vjeçare te fshatit Shkalle të Durrësit, pasojat e tërmetit janë të mëdha, pasi disa shtëpi janë shembur e te tjera janë bërë të pabanueshme, për shkak se kanë dëmtimeë strukturë. Një prej këtyre shtëpive të dëmtuara është edhe shtëpia e saj.

Beglie Isaku, nena 67-vjeçe, është e detyruar të qëndrojë në shtëpi pranë bashkëshortit të saj. Ai dergjet në shtrat i sëmurë, sepse është me dializë. Ai s’mundet të qëndrojë në kamp, as në çadrën që është ngritur përpara shtëpisë sepse bashkëshortja e tij thotë, se ai kërkon nje vend te ngrohte, e në çadër bën ftohtë dhe është lagështi. Shtëpia e tyre ka pësuar dëmtime, dhe ata rrezikojnë të qëndrojnë brenda, prej hallit.

Ndërsa Dylbere Luku, nëna që ka rritur dy vajza jetime, shprehet se ajo çfarë kërkon është një çadër, ku ajo mund të qëndroje jashtë shtëpisë, disa ilaçe sepse vuan nga disa sëmundje dhe ka pak ushqime.

Në Fshatin Borc, aty ku kamera e NeWs24 ishte pak dite pas tërmetit, shtëpia ku qëndronin 3 familje, ka pësuar dëmtime të mëdha, çka e ka bërë atë të pajtueshme.

Kjo banesë ka nevojë urgjente për t’u ndërhyrë për shkak se këtu jetojnë së bashku me prindërit 6 fëmijë të vegjël, më i vogli disa muajsh. Vuajnë mungesën e ushqimit dhe të një vendi të ngrohtë.

Shumë fshatra të Durrësit janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, e si pasojë të mbetur jashtë. Teksa po afron dimri, këto familje kanë nevoje të menjëhershme për një zgjidhje.

Është e vështirë t’i shpërngulësh nga banesat e tyre, edhe pse ato janë të shembura apo të dëmtuara. Dikush s’mund të lënë gjënë e gjallë, e dikush tjetër se nuk ikën dot nga vendi ku është rritur. Kjo është drama e banorëve të fshatrave të Durrësit, që ky tërmet, u nguli akoma më shumë thikën në plagën e varfërisë.

Dimri po afron, e këta banorë s’mundet të qëndrojnë nëpër çadra, aty është shume ftohtë dhe lagështirë, dhe fëmijët e vegjël e të moshuarit nuk mund ta përballojnë. /bw/

Për të parë videon kliko KETU

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori