LAJMI I FUNDIT:

Jeta e pabesueshme e Danny Trejos: Dëshironin ta vrisnin, ishte konsumues i drogës dhe në fund u bë shembull për njerëzit

Jeta e pabesueshme e Danny Trejos: Dëshironin ta vrisnin, ishte konsumues i drogës dhe në fund  u bë shembull për njerëzit

Edhe pse kurrë nuk do ta imagjinonim, aktori amerikan Danny Trejo është 74-vjeçar, por siç thotë vetë ai, nuk ka pritur që të jetojë kaq gjatë.

“Unë mendova se do të kalojnë vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Unë zgjodha modele të këqija të jetës. Unë zgjodha si model xhaxhain, i cili ishte një narkoman dhe merrej me plaçkitje të armatosur. Por, për mua ishte personazhi më i mirë në botë”, thotë Trejo, i cili ka shijuar heroinën në moshën 12-vjeçare, pas së cilës hyri në një jetë të mbushur me krime dhe qëndrim afatgjatë prapa grilave të burgut.


Ai qëndroi nëpër të gjitha burgjet e Kalifornisë dhe jeta i ndryshoi nga një ngjarje e vitit 1968, kur hodhi një gur në një roje gjatë një trazire në një nga burgjet.

“Ata më vunë në izolim, unë dhe dy të burgosur të tjerë besuan se do të përfundonim në dhomën e gazit. Kishte një mundësi që të dënohesha me vdekje”, por në izolim krijoi një plan.

“Kam bërë një marrëveshje me Perëndinë. I kërkova që të më lë të vdes me krenari gjersa unë do t’ia ktheja këtë mirësi çdo ditë duke u lutur dhe përpjekur që të ndihmoj njerëzit. Nuk doja të më vendosim në dhomën e gazit, ku do të vdisja duke ulëritur”, tha ai.

Në fund, Trejo nuk u dënua për nxitje të përleshjeve në burgje dhe më pas u lirua. Por, kurrë nuk harroi se çfarë kishte premtuar, dhe menjëherë pas largimit u bë këshilltar i të varurve nga droga.

Për Trejon gjithashtu është xhiruar një film dokumentar i quajtur “Inmate Number One” dhe pretendon se ka filluar të jetë aktor shumë kohë para se të shfaqej para kamerave.

“Burgu ishte shkollë për mua. Qëndrimi në oborrin e burgut, trazirat e burgjeve dhe pretendimi se janë më të rrezikshëm se sa jeni. Ka dy lloje të njerëzve në burg: një gjuetar dhe një pre dhe duhet të vendosësh se çfarë të bësh çdo mëngjes”, shtoi ai.

Edhe pse nuk është më i varur nga droga, ai pohon se puna është bërë varësia e tij e re. Nga njëra anë, vendimi për t’u kthyer në jetën e ndershme ka provuar se ishte shumë herët për atë që të largohet prej krimit. “Shembull, më duhen dy minuta për të vjedhur 800 dollarë dhe çmimi mund të jetë një dënim me pesë vjet burg. Nëse i ndani ato para në pesë vjet, kjo është e qartë se nuk është një llogari të tillë”.

Në opusin e tij mund të gjendet çdo gjë, nga filmat kult aksion deri prodhimet e vogla që shumëkush i quajnë mbeturina.

“Kur dikush më thotë se filmi i tij nuk i pëlqen dhe se ishte një film i keq, unë i përgjigjem atyre se nuk ka film të keq”, shtoi ajo.

Trejo gjithashtu ka hyrë në një biznes të ri dhe është pronar i ekskluzivitetit Tacos Trejo, dhe kjo bëri që ABC të nis shoun televiziv,”Food & Family”, e cila është në një farë mase, bazuar në përvojat e tij personale dhe në të shfaqet në rolin kryesor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Kalo në kategori