Dikur ligjëronte para biologëve e ekologëve të së ardhmes në Kosovë. Tani, pensioni nuk i mjafton as për të blerë ndonjë botim më të ri në këto fusha.
Në banesën e tij katërdhomëshe në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pensionisti Esat Dauti shfleton me kujdes një nga botimet e reja në fushën e biologjisë, që ia kanë dhuruar fëmijët e tij.
Për vite të tëra ka dhënë mësim për këtë lëndë në shkolla të mesme në Pejë, Gjakovë, e Ferizaj, ndërsa për afro 30 vjet ka ligjëruar lëndën e Ekologjisë në Katedrën e Biologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Tetëdhjetëvjeçari kujton me nostalgji kohën kur ligjëronte në këtë universitet.
“Ka qenë vullneti i madh për punë. Edhe gjithmonë jo vetëm vullnet i madh prej kuadrit arsimor, por edhe studentët kanë pasur motiv”, thotë ai.
Për dallim prej më shumë se 100 mijë të moshuarve që marrin pensione të moshës në vlerë prej 80 eurosh në muaj, rreth 40 mijë pensionistët kontribut-dhënës merrnin 140 euro deri në vitin 2016, kur Qeveria e Kosovës vendosi të bëjë kategorizimin e pensionistëve në Kosovë.
Me këtë kategorizim, baza e pensionit kontribut-dhënës në Kosovë u bë 158 euro, kurse më i larti 240 euro.
Por, ish-profesori i Ekologjisë e cilëson si të padrejtë një kategorizim të tillë.
“Jemi të barabartë me profesorë që punojnë në shkolla të mesme apo fillore. Një standard e kemi. Gjeneratat e vjetra ndoshta është dashur të kenë pak diferencim, sepse ka qenë një sakrificë bukur e madhe ta marrësh doktoratën atëherë”, tregon profesori Dauti.
Institucionet e Kosovës, sipas tij, nuk e kanë shpaguar kontributin e tyre që kanë dhënë me vite e vite.
“Shteti është dashur që për këta njerëz që kanë dhënë shumë, t’u japin privilegje, ta kenë shërbimin mjekësor pa pagesë, ajo është esenciale, sepse askush nuk vdes sot nga uria. Ajo është elementare (shërbimet mjekësore). Këtë nuk e kanë bërë e kjo ndihet shumë. Profesori i universitetit ka nevojë të lexojë, ka nevojë të ketë kompjuterin, unë i kam, por jo që kam mundur t’i arrij me të ardhurat nga pensioni”, thotë ai.
Shporta mujore e një qytetari në Kosovë llogaritet të jetë 115 euro. Personat e moshës mbi 65-vjeçare, që përbëjnë rreth 7 për qind të popullsisë së përgjithshme në Kosovë, në shumicën e rasteve duhet të jetojnë me shumë më pak të holla.
Hulumtimet e bëra lidhur me gjendjen socio-ekonomike të pensionistëve, tregojnë se kjo kategori e shoqërisë përballet me shkallë të lartë të varfërisë.
Shtylla, mbi të cilën mbështetet profesori Dauti që nga pensionimi, janë dy djemtë dhe vajza e tij, të cilët punojnë e jetojnë në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai shpreh keqardhje për të tjerët që nuk e gëzojnë të njëjtën mbështetje familjare.
“Gjithmonë duhet ndihmë prej dikujt, dikush e ka fatin që ka fëmijët që munden t’i ndihmojnë, dikush nuk e ka atë fat dhe vuan më tepër, por gjithsesi se është pozitë e rëndë. Mendoj që shteti është dashur që pensionistëve kontribut-dhënës në fushën e arsimit t’u japë një privilegj të mirëfilltë”, shprehet ai.
Pensioni i pensionistëve kontribut-dhënës në Kosovë krahasuar me pagat që marrin udhëheqësit e institucioneve të vendit, është rreth pesë herë më i ulët. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania