Jesus nuk e përmban veten pas anulimit të golit, përdor fjalë ofenduese për VAR-in te gjyqtarët

Manchester Cityt iu mohua fitorja ndaj Tottenham Hotspur në mënyrë dramatike të shtunën në mbrëmje.
VAR-i theu zemrat e Cityt kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve në prill duke anuluar për pozitë jashtë loje një gol të vonshëm të Raheem Sterling
Dhe teknologjia VAR tani e ka goditur përsëri klubin anglez në Etiham Stadium gjatë ndeshjes së vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.
Të dy palët po barazonin 2-2 duke kaluar në momentet e fundit të përplasjes së tyre në Ligën Premier dhe Gabriel Jesus shënoi golin e fitores në minutat shtesë.

Sulmuesi brazilian mbajti mirë topin në zonë dhe gjuajti furishëm për të dërguar topin pas shpinës së portierit Hugo Lloris.
Ekipi vendas u çmend, ndërsa festuan atë që menduan se ishin tre pikët e para shumë të vështira dhe të vlefshme.

Sidoqoftë, Michael Oliver përfundimisht vendosi ta anulojë golin pas konsultimit me VAR-it, pasi asistimit i bërë nga Aymeric Laporte ishte me dorë dhe jo krahë.























































