LAJMI I FUNDIT:

Jepni një shkëlqim furrës me dy përbërës që i keni në shtëpi

Jepni një shkëlqim furrës me dy përbërës që i keni në shtëpi

Një eksperte ka ndarë një metodë të dobishme për pastrimin e xhamit të furrës tuaj.

Xhami i furrës lehtësisht mbulohet nga njollat e padëshiruara, qoftë kur përgatisim ushqim apo edhe përgatisim kafe.

Duke qenë se në shumicën e rasteve nuk dimë se si ta pastrojmë, ekziston një metodë efikase dhe e lehtë.


@mama_mila_ How to clean your glass stovetop + makw or look new again ✨ save this video for your next deep clean 🧼 #stovetopcleaning #cleantok #cleaninghacks ♬ Satisfaction x Maneater – DAVO

Një grua e njohur në TikTok si Chantel Mila Ibboston, ka impresionuar ndjekësit me përdorimin e dy produkteve natyrale për ta mbajtur të shndritshëm furrën tuaj.

Ajo vendosi dy lugë gjelle të sodës së bukës dhe dy lugë gjelle të lëngut të limonit. Masën e përzier mbi stufë e fshiu me një leckë, duke e fërkuar lehtësisht.

Në fund, fshijeni masën me ujë të ngrohtë, për t’i dhënë një shkëlqim.