LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira e fundit aktorit Adem Mikullovci

I jepet lamtumira e fundit aktorit Adem Mikullovci

Aktori i ndjerë, Adem Mikullovci, është ndarë nga jeta mëngjesin e së martës në moshën 81-vjeçare.

Ngushëllime për humbjen e tij shprehën figura të shumta nga arti e sporti e deri te krerët më të lartë të shtetit.

Aktori i ndjerë u përcoll për në banesën e fundit në orët e pasdites të së martës.


Ai u varros në Varrezat Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Ceremonia e varrimit është zhvilluar me një numër të kufizuar njerëzish, shkaku i masave preventive për virusin COVID-19.

Bashkëshortja e aktorit të ndjerë, Lumnije Mikullovci, e cila ishte edhe ajo që dha lajmin për vdekjen e tij, me lot në sy tregoi momentin e fundit para ndarjes nga jeta të bashkëshortit.

“Ka qenë sëmurë vitin e kaluar, por këtë vit ka qenë shumë mirë. Fjalët e fundit ai nuk pati kohë me i thënë, sepse aorta abdominale e bëri të veten dhe kanë qenë dy minuta në pyetje, por para asaj, ai e luajti një shfaqje të tekstit të tij për film. E luajti para meje, fqinjës sime, aq me emocione dhe kur u krye, i thash Adem ti e luajte një shfaqje, na dhe një përjetim shumë emocional. Aktori e ndien, i ka ardhur momenti. Ai ka jetuar me teatër me film, aq ishte jeta e tij. Kanë bërë të pamundurën gjithë stafi mjekësor, ambulancat, familjet, por aq ishte… Bash hiq s’e kam pritur vdekjen e tij mbrëmë, më ka tmerruar. Isha vetëm me të në shtëpi, përnjëherë më ka thënë: Unë s’jam mirë, thirrma ambulancën!” Unë i thash që ke qenë shumë herë sëmurë, mirë je, do të shërohesh, dhe unë e kam kapur dhe e kam mbështetur për kanape. Në ato momente, e pashë që ai nuk është mirë, ia dhashë ndihmën e parë, edhe u fik, u fik, ra perdja përgjithmonë”, ka thënë Lumnije Mikullovci.

Aktori i ndjerë la prapa një karrierë të bujshme në regji, film dhe teatër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Magazina
Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Magazina
Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Marre”

Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Marre”

Magazina
Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, pozojnë në një fotosesion mahnitës për Primark

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, pozojnë në një fotosesion mahnitës për Primark

Magazina
Fero takohet me Ramush Haradinajn, pritet në zyrat e AAK-së

Fero takohet me Ramush Haradinajn, pritet në zyrat e AAK-së

Magazina
Kalo në kategori