Xhavit Drenori, sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Drenasit.
Në njoftimin që e ka bërë vet Drenori thotë se arsyeja e dorëheqjes janë shumë parregullsi në këtë Kuvend.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Të nderuar kolegë, anëtarë të Kuvendit Komunal,
Shumë të respektuar qytetarë të Komunës së Drenasit,
Ligji për Vetëqeverisjen Lokale e përkufizon statusin ligjor të komunave duke e përcaktuar Kuvendin Komunal si organin më të lartë të Komunës që përbëhet prej anëtarëve të tij të zgjedhur.
Pa dyshim se të qenit anëtar i organit më të lartë të komunës së Drenasit nga viti 2013 për mua përbën një nder dhe privilegj, por para së gjithash edhe përgjegjësi para qytetarëve të komunës sonë e posaçërisht para votuesve të mi.
Votën e tyre e konsiderova gjithmonë si “kontratë” për të shërbyer në emër të tyre për interesat e përgjithshme dhe të gjithëmbarshme të të gjithë qytetarëve të Komunës sonë në Kuvendin e Komunës.
Gjatë kësaj periudhe të gjatë të punës në Kuvendin Komunal, unë si anëtar jam përpjekë me përkushtim të madh që të jem vazhdimisht aktiv e i angazhuar në ushtrimin e të gjitha funksioneve dhe kompetencave të anëtarit të Kuvendit, duke ndikuar në ecurinë e mbarë të punëve të qeverisjes komunale.
Prioritet kisha para se gjithash që qytetarin t’a ofroj sa më afër vendimmarrjes komunale. Këtë provova ta bëj qoftë me publikime të vazhdueshme të informatave të rëndësishme komunale në llogaritë e mia në rrjete sociale dhe media, në takime të përhershme me qytetarë, të cilat për përiudhën 2013 deri më sot ishin mbi 250 të tilla në gjithë territorin e Komunës sonë si dhe me raportin vjetor që ua dërgova bashkëfshatarëve të fshatit tim shtëpi për shtëpi në çdo fundvit.
Përmes formimit të Komisionit për monitorimin e projekteve në terren në vitin 2015, Komision ky mbipartiak dhe gjinor, i përbërë nga anëtarë të Kuvendit Komunal, takuam dhe me marrëveshje paraprake me të gjithë kryetarët e fshatrave u koordinuam që të monitorojmë punët gjatë zhvillimit të projekteve infrastrukturore në terren dhe më pas rreth punës se këtij Komisioni patëm raportuar në Kuvendin e Komunës, përfshirë edhe rekomandimet e nevojshme.
Në kuadër të studimeve të mia post-diplomike, qeverisjes lokale në Drenas, respektivisht punës së Kuvendit të Komunës, gjatë vitit 2015 i pata bërë edhe një studim shkencor të cilin e pata publikuar në rrjetet sociale, e që rekomandimet e tij fatkeqësisht kurrë nuk u morën seriozisht, qoftë nga Kryetari i kaluar apo i tashmi.
Përkundër faktit se që nga ardhja e Kryetarit Lladrovci në pushtet është shtypur dhe stërkequr zëri opozitar në Kuvendin e Komunës, unë vazhdimisht i kam qëndruar besnik betimit të anëtarit të Kuvendit dhe detyrave të tij, duke kontribuar në mbledhjet e Kuvendit, në monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes në terren dhe zbatimit të vendimeve të Kuvendit Komunal. Përkundër dallimeve në pikëpamje politike me kryetarin dhe partinë që ka shumicën në Kuvendin Komunal, gjithnjë kam qenë dorë e shtrirë për bashkëpunim në çështje të interesit të përgjithshëm dhe poashtu kritik i paepur në çështjet që kanë të bëjnë me interesa personale, nepotiste dhe korruptive, qasje kjo që mendoj se do të duhej të aplikohej nga të gjithë!
Mirëpo, gjatë punës dhe rrugëtimit tim politik janë ndërlidhur edhe rrethana e pengesa që e kanë pamundësuar efikasitetin tim më të madh në dobi të votuesve që ma kanë dhënë votëbesimin dhe gjithë qytetarëve të Komunës sonë, e këto pengesa apo defekte janë shfaqur sidomos me ardhjen në pushtet të kryetarit të ri, e të cilat janë:
- Degradimi i funksionit të Kuvendit Komunal nga ana e Kryetarit, sidomos shkelja e vazhdueshme e Rregullores së Punës së Kuvendit Komunal duke ndërprerë arbitrarisht fjalën e anëtarëve të Kuvendit.
- Moslejimi i hedhjes në votim të propozimeve të anëtarëve të Kuvendit Komunal për propozim-vendime, gjë që ka bërë që të shkelet e drejta themelore e tyre për të dhënë kontributin e tyre mbështetur në kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.
- Ndërhyrja e vazhdueshme në punën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, gjë që ka rezultuar me ndikim dhe diktat të drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit Komunal, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante Rregulloren e punës së Kuvendit Komunal.
- Mosaplikimi i votimit elektronik (me kartela) sado që kjo është teknikisht e mundshme, duke ndikuar me këtë veprim në mostransparencë dhe llogaridhënie të secilit anëtarë të Kuvendit Komunal për votën e tyre PËR, KUNDËR APO ABSTENIM lidhur me vendimet e marra në Kuvend. Kjo përben madje shkelje elementare të të drejtave tona, sepse asnjëri nga ne kësisoj nuk mund ta verifikojmë në çdo kohë votën tonë për vendime të caktuara.
- Moslejimi i formimit të Komisioneve monitoruese me antarë të Kuvendit Komunal për dikastere të caktuara p.sh.: vlen të përmenden dy komisionet e kërkuara vitin e kaluar, ai për arsim dhe urbanizëm dhe këtë vit Komisioni për pronën komunale, duke ua pamundësuar kështu antarëve të Kuvendit çasjen direkte në gjendjen faktike në këta sektorë, dhe
- Moszgjatja e kontratës për mediumin lokal, duke ndikuar që punimet e Kuvendit Komunal të mbesin në terr informativ e mediatik për qytetarët dhe me këtë transparenca, llogaridhënia dhe komunikimi me votuesit (qytetarët) ka marrë goditje të rëndë.
Përkundër mungesës së vullnetit të mirë dhe konstruktiv për tejkalimin e këtyre defekteve dhe pengesave të qëllimta për dekurajimin e zërit të anëtarëve të Kuvendit Komunal, e sidomos atij opozitar, megjithatë, edhe në këto rrethana kemi arritur sado-kudo që të instalojmë një mentalitet dhe frymë të guximit qytetar dhe opozitarizmit kritik, frymë kjo e cila nuk mund të ndalet apo ndrydhet me kurrfarë autoritarizmi apo kërcënimi nga pozita e pushtetit superior.
Konsideroj që edhe në këto rrethana kam përmbush një pjesë të vështirë të misionit dhe parimeve të mia politike, prandaj sot para jush jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal nga radhët e Vizionit për Drenasin dhe vendin tim e zë anëtari i radhitur me më së shumti vota z. Gentrit Gërguri, duke sjellë frymën e rinisë progresiste dhe proaktive në këtë Kuvend nga radhët e Vizionit për Drenasin.
Kërkoj ndjesë nga votuesit e mi besnik, por fuqia e votës së tyre nuk më ka dhënë fuqi më të madhe politike që të përmbush në tërësi projektin dhe programin tim politik në dobi të qytetarëve të Drenasit, prandaj ato synime do t’i përmbush me aktivitetin tim politik e shoqëror në forma dhe aspekte tjera të angazhimit, gjithnjë në të mirë të qytetarit e për reforma të qeverisjes lokale, kundër krimit, korrupsionit, nepotizmit e dukurive të shëmtuara shoqërore, që na kanë lënë kaq mbrapa dhe pothuajse na e kanë humb perspektiven për të ardhmen e ndritur të këtij vendi. Ky do të jetë kapitull i ri në jetën dhe angazhimin tim shoqëror, për çka do të jeni me kohë të informuar!
E di që kjo dorëheqje nuk zgjidh gjërat që s’kanë shkuar si duhet, por është kurajo dhe moral politik imi, që dëshmon përgjegjësi dhe vetëdijesim e jo dobësi dhe dorëzim, prandaj më bën të ndihem mirë. Mbyllja e këtij kapitulli të rëndësishëm në jetën time, hapë një kapitull tjetër po aq premtues dhe pozitiv.
Për rrugëtimin tim politik nuk mund të mos përmend dhe falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, sidomos Afrim Berishen dhe Xhevdet Shehun, njëri u rrah dhe tjetrit ju organizua pritë për atentat, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi tek Vizioni për Drenasin për besimin, dedikimin dhe përkushtimin në rrugën aspak të lehtë politike si subjekt i ri ! Gjithmonë do të jem pranë jush në çfarëdo forme të mundshme!
Posaçërisht Ju falënderoj juve kolegë, anëtarë të Kuvendit Komunal, që shumëherë kemi polemizuar e debatuar, mirëpo kurrë si armiq, vetëm si kundërshtar politik në ballafaqim idesh e mendimesh për të mirën e qytetarit. Jo pse janë parime e angazhime të miat jetësore, por ideja e barazisë qytetare, prosperitetit ekonomik e shtetit ligjor herët a vonë, me apo pa Xhavitin, do të triumfojë dhe do të jetë baza e perspektivës së shtetit tonë të ri!
Juve ju uroj shumë suksese dhe ju falënderoj për vëmendjen e Juaj!” (sic). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova