LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez në veshje sportive duket më mirë se në tepihun e kuq

Jennifer Lopez në veshje sportive duket më mirë se në tepihun e kuq

Ajo që pothuajse është joreale është linja të cilën e ka këngëtarja në moshën 53-vjeçare

Diva latine Jennifer Lopez është fotografuar në një plazh në Malibus gjatë xhirimit të një reklame për pije sportive.


Bukuroshja Jennifer Lopez ka treguar linjën e mrekullueshme në kombinimin e veshjeve sportive të cilën e veshi për nevoja të xhirimit të reklamës, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja është e njohur ndër ato diva që rregullisht ushtron dhe shkon në palestra, andaj fotoja e divës latine në veshje sportive nuk është e panjohur.

Ajo që është pothuajse joreale është linja të cilën e ka kjo këngëtare në moshën 53-vjeçare.

Xhaketa e shkurtër sportive theksonte këmbët e skalitura dhe pjesët e pasme të divës latine të cilën ajo e ka siguruar shumë kohë më parë për 27 milionë dollarë.

Kjo do të thotë se nëse diçka i ndodh prapanicës, shuma e parave në fjalë shkon në llogarinë e saj bankare.

/Telegrafi/