Jennifer Lopez kohëve të fundit është fotografuar në rrugët e Los-Angelesit në shoqërinë e aktorit hollivudian Ben Affleck

Çifti gjendet në xhirimin e emisionit "Jimmy Kimmel Live", ka arritur në veshje moderne dhe të rastësishme.


Ndërsa Ben Affleck ka preferuar klasiken – pallto moderne ngjyrë bezhë, këmishë ngjyrë blu të çelët, pantallona blu, Jennifer Lo ka lozur me rroba trendi, transmeton Telegrafi.

Ajo, është shfaqur e veshur me triko gri me fije të shndritshme dhe esharpë pambuku me vija rreth qafe, ndërsa pallton ngjyrë blu të çelët.

Jennifer Lopez Ben Affleck Jimmy Kimmel Live TV Style Fashion 121621 Tom Lorenzo Site 3

Këngëtarja këtë kombinim të rastësishëm e ka plotësuar me një çantë blu të çelët, çizme të hirta nga lëkura me taka të larta, mirëpo ajo që të gjithëve u rrëmbeu vëmendjen është modeli i xhinseve, të cilat i ka zgjedhur.

Bukuroshja 52-vjeçare ka veshur xhinse balonë, me prerje të gjerë të inspiruar në vitet ’80, që nxiti mendime të ndara në mesin e grave.

266503 profimedia0648303813 ff

Xhinset ‘balloon’ kanë qenë të njohura dy sezonet e fundit dhe ndërkohë që influencueset i adhurojnë dhe me kënaqësi i blejnë, por zonjat besnike të klasikëve nuk janë adhuruese të këtij modeli. Duken urbane, të lezetshme, komode dhe përshtaten në mënyrë të përkryer me modën e rrugës.

Sa ju pëlqen ky model xhinsesh dhe a do t’i vishnit? /Telegrafi/