Jennifer Lawrence flet hapur për periudhën e vështirë pas lindjes së fëmijës së dytë

Aktorja Jennifer Lawrence ka folur hapur për problemet e saj me depresionin pas lindjes së fëmijës së dytë.
Në intervistë, ajo zbuloi frikën me të cilën u përball pasi mirëpriti djalin e dytë me bashkëshortin Cooke Maroney në fillim të këtij viti.
Lawrence, 35 vjeçare, kujtoi frikërat e forta që e kishin kapluar, duke shpjeguar se si kishte vazhdimisht frikë se diçka e tmerrshme do t'i ndodhte djalit të saj të porsalindur.

"Sa herë që flinte mendoja se kishte vdekur. Mendova se po qante sepse nuk i pëlqente jeta e tij, as unë, as familja e tij. Mendova se po bëja gjithçka gabim dhe se do t'i shkatërroja fëmijët e mi", tha aktorja për The New Yorker.
Frika e saj u bë aq e fortë saqë në një moment, mes lotësh, vendosi të kërkonte këshilla për ushqyerjen me gji nga ChatGPT.
IA i ofroi fjalë inkurajimi. "Po bën gjëra të mrekullueshme për fëmijën tënd. Je një nënë kaq e kujdesshme", ishte përgjigjja që mori.
Ajo po merrte ilaçe.

Lawrence zbuloi gjithashtu se ka filluar të marrë Zurzuvae, një ilaç më të ri të miratuar nga FDA për depresionin pas lindjes, dhe vuri në dukje se e ka ndihmuar ndjeshëm në lehtësimin e simptomave.
Fituesja e çmimit 'Oscar' u martua me Cooke, 41 vjeç, në tetor 2019.
Përveç djalit të saj të porsalindur, çifti ka edhe një djalë 3-vjeçar, Cy, i cili lindi në vitin 2022. /Telegrafi/





























































