Jennifer Garner u pa e qeshur dhe plot energji në Los Angeles këtë fundjavë, ku bëri një shëtitje relaksuese nën diellin e shtatorit.

Aktorja e njohur e 13 Going on 30, 53 vjeçe, u shfaq me një stil sportiv, veshur me geta të zeza, bluzë të ngushtë dhe një xhaketë të hollë, të kombinuara me një kapele bejsbolli dhe atlete.


Me flokët e lidhur bisht kali dhe një filxhan kafeje në dorë, Garner reflektonte freski dhe thjeshtësi, shkruan DailyMail.

Dalja e saj vjen pak ditë pasi ish-bashkëshorti, Ben Affleck, festoi ditëlindjen e tij në mënyrë intime me fëmijët.

Fituesi i Oscar-it, 52 vjeç, u pa në Santa Monica me djalin Samuel, 13 vjeç, dhe Fin, 16 vjeç, duke ngrënë drekë në një kafene të njohur lokale.

Ndërsa vajza më e madhe, Violet, 19 vjeçe, nuk ishte e pranishme këtë herë, Affleck është parë shpesh duke kaluar kohë me të tre fëmijët gjatë verës, mes tyre edhe në një shëtitje me qenin e familjes apo në një ndeshje bejsbolli në Boston, ku iu bashkua edhe Garner.

Edhe pse të ndarë prej më shumë se një dekade, Garner dhe Affleck kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore dhe një bashkëprindërim të shëndetshëm.

Vetë aktori ka shprehur publikisht mirënjohjen për ish-bashkëshorten, duke e cilësuar atë “një nënë dhe partnere të jashtëzakonshme” për fëmijët e tyre.

Nga ana tjetër, Garner po shijon lidhjen e saj me biznesmenin John Miller, me të cilin përflitet se po jeton prej kohësh. Thashethemet për fejesë janë shtuar muajt e fundit, sidomos pas shfaqjes së saj me një unazë të re në dorë.

Ndërkohë, Affleck po përballet me një tjetër kapitull personal – divorcin e fundit nga Jennifer Lopez dhe sfidat e shitjes së rezidencës luksoze në Beverly Hills.

Megjithatë, të dy duket se po gjejnë ekuilibrin mes jetës private dhe asaj profesionale: Garner si një nënë e përkushtuar dhe e dashuruar sërish, ndërsa Affleck mes projekteve të reja filmike dhe rolit si baba i tre adoleshentëve. /Telegrafi/