Gjatë viteve ajo e ka veshur këtë lloj fustani në të gjitha modelet dhe stilet e mundshme, duke u shfaqur gjithmonë bukur e duke eksperimentuar me materialet si lëkura apo tylrat, por edhe me siluetën e saj.


062514 jen aniston LBD lead 594

Përsa i përket zgjedhjeve në modë aktorja identifikohet dhe i qëndron besnike të zezës klasike. Ajo ka deklaruar se fustani i zi është një veshje e mrekullueshme, e thjeshtë dhe klas, e këndshme për t’u kombinuar dhe e domosdoshme për gardërobën e femrave.

gal jennifer aniston jpg

Aniston është cilësuar si një nga yjet më me stil të të gjitha kohërave, duke miksuar nga veshjet seksi dhe klas deri tek ato më modernet, që përbëjnë tendencat e fundit.

jenniferfff aniston

Edhe në premierën e “Leftovers”, për të mbështetur të fejuarin e saj Justin Theroux, Aniston zgjodhi një fustan tip këmishe, me shpatulla dhe krahë të mbuluar por mjaft sexy ,kombinuar me sandalet me shkëlqim, me majë.

jennifer aniston justin theroux 1