Jennifer Aniston pranon se ka pasur profil të rrejshëm në Instagram

Jennifer Aniston u bë sensacion në internet prej se e hapi profilin e saj zyrtar në Instagram duke marrë vëmendje të madhe nga mediat dhe publiku.
Aktorja e famshme arriti që në kohë rekorde të arrijë një milion ndjekës, ndërsa teksa shifrat po vazhdonin të rriteshin, ishte shkaktuar problem teknik edhe në aplikacion për shkak të kërkesës së madhe për ta ndjekur.
Dhe tash kur nuk ka kaluar as një javë nga hapja e profilit, Aniston numëron mbi 15.6 milionë ndjekës. Porse, të gjithë janë habitur me njohuritë e saj të mëdha në këtë rrjet social.
E vërteta është se 50-vjeçarja ka pasur profil të rrejshëm në këtë rrjet social dhe këtë e ka konfirmuar gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Jimmy Kimmel Live".
"Në periudhën kur mendova që t'i bashkohesha komunitetit të Instagramit, e kuptova se fillimisht duhej ta kuptoja këtë botë dhe të zhytesha në botën e rrjeteve sociale", ka thënë Aniston.
Business Insider raporton se aktorja nuk është e vetmja nga të famshmit që ka përdorur profil të rrejshëm në rrjetet sociale, pasi njësoj ka vepruar edhe kolegia e saj, Jennifer Lawrence. /Telegrafi/




























































