LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston ka perfeksionuar veshjen që në pamje të parë duket fare e thjeshtë

Jennifer Aniston ka perfeksionuar veshjen që në pamje të parë duket fare e thjeshtë

Aktorja e njohur konfirmon edhe njëherë faktin se veshja e zezë nga koka te këmbët është kombinimi i pagabueshëm për çdo event

Jennifer Aniston, bashkë me statusin e personazhit ikonë si Rachel Green te “Friends”, prej vitesh ka mbajtur edhe një tjetër titull – atë si një prej grave më me stil në veshje, por me standardin e përsosmërisë gati minimalist dhe pa ekzagjerime.


Së fundi, Jennifer mori pjesë në një koktej me shumë të ftuar VIP në Kaliforni, ku e veshur me të zeza krijoi pamjen perfekte për të frymëzuar të gjitha gocat në prag të sezonit festiv. Po flasim për një kombinim që në pamje të parë duket i thjeshtë, por që kërkon një sy kritik për të shkëlqyer: stili tërësisht i zi, shkruan Glamour.

Getty Images

Jennifer zgjodhi një palë pantallona të zeza me bel të lartë, të cilat i kombinoi me një bluzë pa rripa me një detaj të lezetshëm fjongoje që duket kaq i adhurueshëm dhe është njëherësh në modë. Përzierja perfekte për të qenë komode dhe e sofistikuar këtë fundvit

Ky lloj kombinimi është i këndshëm për të gjithë llojet e trupave, pasi mund të vishet secila pjesë veçmas, ose si kostum. Nisur nga ky kombinim, nuanca e zezë duhet të jetë pjesë e gardërobës suaj për festat, pasi nuk ju tradhton kurrë.

Nëse vishen veçmas, pantallonat me bel të lartë mund të kombinohen me çdo gjë sipër, ndërsa pjesa tjetër mund të vishet me një palë xhinse, pse jo. Sekreti qëndron në kombinimin e duhur me veshjet që ju gjendjen në dollap për të krijuar një stil të ri për çdo ambient.

Sa i përket bukurisë, Aniston zgjodhi t’i linte flokët e valëzuara të lirshme duke krijuar një stil vajzëror. Grimi ishte natyral, siç është mësuar Aniston, me pak theksim tek qerpikët dhe zona e syve për të nxjerrë në pah ngjyrën neutrale, citon Anabel.

Të gjitha kaq të lehta për t’u imituar këtë sezon festash. /Telegrafi/