Jenna Ortega, ylli 22-vjeçar i serialit të famshëm “Wednesday”, ktheu vëmendjen në sfilatën e Dior gjatë Javës së Modës në Paris.

Aktorja u shfaq në një mini fustan xhaketë të zezë, të kombinuar me geta dhe doreza lëkure, duke kompletuar pamjen me taka elegante dhe një grim të guximshëm me sy mace dhe buzëkuq të kuq.


Në këtë event, Jenna u pa në radhën e parë pranë personaliteteve si Deva Cassel, vajza e Vincent Cassel dhe Monica Bellucci, duke shkëlqyer në mesin e elitës së modës, shkruan DailyMail.

94561267 14329979 Jenna Ortega 22 turned heads in an edgy blazer mini dress as she a 2 1737993448394

Përtej pistës, fansat e “Wednesday” patën një tjetër arsye për entuziazëm. Netflix publikoi një video nga prapaskenat e sezonit të dytë, duke ofruar pamje të aktorëve dhe seteve gotike të frymëzuara.

Ortega u shfaq duke mishëruar karakterin e saj, ndërsa Catherine Zeta-Jones dhe Luis Guzmán, që luajnë prindërit e saj, Morticia dhe Gomez Addams, bënë paraqitje të shkurta.

94561265 14329979 image a 45 1737990254399

Producenti ekzekutiv Tim Burton premtoi një sezon më të madh, me momente dramatike dhe një estetikë të errët të veçantë.

Data e publikimit të sezonit ende nuk është zbuluar, por pritet që episodi i parë të shfaqet gjatë vitit 2025. /Telegrafi/

94561279 14329979 image m 57 1737990856939

94561275 14329979 image a 58 1737990863453

94561283 14329979 image a 54 1737990806660

94561283 14329979 image a 54 1737990806660