Ky iluzion optik që po befason përdoruesit në rrjetet sociale pyet shoferët nëse makina po lëviz përpara apo mbrapa përgjatë një autostrade të ngarkuar rëndë.

Këto teste janë përherë të mira e sidomos në këtë rast nëse doni të vini sytë e tuaj në test, transmeton Telegrafi.


Videoja tregon një makinë të kuqe e cila lëviz në një autostradë të ngarkuar derisa afër saj kalojnë makina me ngjyrë të verdhë, të zezë dhe ngjyrë hiri.

Is the car moving forward or backward? byu/NoeUser inopticalillusions

Pyetja në këtë iluzion optik qëndron nëse e shihni nëse makina lëviz përpara apo mbrapa.

Disa njerëz mendojnë se makina e kuqe po ecën përpara derisa të tjerët e mendojnë të kundërtën.

Iluzioni optik i cili u nda në internet, interpretohet me të vërtetë në forma të ndryshme nga të gjithë përdoruesit dhe varet se ku qëndron fokusi juaj në këtë imazh lëvizës.

Disa e shohin se makina lëviz përpara në momentin kur fokusi i tyre qëndron tek vijat e bardha të rrugës, derisa vetura lëviz mbrapa kur fokusi i njerëzve qëndron tek makinat e tjera.

Pra, janë dy këndvështrime të ndryshme.

Sipas shumicës së reagimeve online, vetura me të vërtetë duket se po lëviz përpara dhe truku qëndron tek fokusi në rrugë tek vijat e bardha. /Telegrafi/