'Jemi në një udhëkryq,' paralajmëron shefja e BE-së pas kërcënimit të Trump

Duke iu drejtuar bllokimit të vazhdueshëm me SHBA-në për Grenlandën, Ursula von der Leyen përsëriti se shtylla e parë e veprimit të BE-së në Grenlandë do të jetë një "rritje masive e investimeve".
Presidentja e Komisionit Evropian e kishte paralajmëruar tashmë këtë veprim në fjalimin e saj në Davos dje, transmeton Telegrafi.
Von der Leyen shtoi se blloku do të punojë me SHBA-në dhe të gjithë partnerët për sigurinë më të gjerë të Arktikut, por paralajmëroi se Evropa duhet të jetë e gatshme të ndryshojë edhe më shpejt për t'u bërë më e pavarur.
"Jemi në një udhëkryq. Evropa preferon dialogun dhe zgjidhjet - por ne jemi plotësisht të përgatitur të veprojmë, nëse është e nevojshme, me unitet, urgjencë dhe vendosmëri", shtoi ajo.
"Në këtë botë gjithnjë e më pa ligje, Evropa ka nevojë për levat e veta të pushtetit. Ne i njohim ato: Një ekonomi e fortë, një treg të vetëm të lulëzuar dhe një bazë industriale, një kapacitet të fortë inovacioni dhe teknologjie, shoqëri të bashkuara dhe mbi të gjitha një kapacitet të vërtetë për të mbrojtur veten", theksoi ndër tjera Von der Leyen.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili gjithashtu iu drejtua parlamentit, tha se tarifat e Donald Trump do të dëmtonin marrëdhëniet transatlantike dhe janë të papajtueshme me marrëveshjen tregtare midis BE-së dhe SHBA-së.
Në fjalimin e tij, Costa tha se BE është e gatshme të mbrojë veten, shtetet anëtare dhe qytetarët kundër "çdo forme shtrëngimi". /Telegrafi/
The geopolitical challenges Europe is facing may seem daunting: Russia’s war of aggression against Ukraine; the international rules-based order undermined; core alliances questioned.
But the EU will come out of this stronger, more resilient and sovereign. https://t.co/xtPSI0EwO9
— António Costa (@eucopresident) January 21, 2026





















































