LAJMI I FUNDIT:

“Jemi krenar, kemi marrë vendimin e duhur”, Muriqi flet për incidentet që ndodhën ndaj Rumanisë

“Jemi krenar, kemi marrë vendimin e duhur”, Muriqi flet për incidentet që ndodhën ndaj Rumanisë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë i pranishëm së bashku me Franco Fodën në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lituaninë.

Kosova nesër (e hënë) do të jetë nikoqire e Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ që do të jetë ndeshja e fundit e këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Muriqi tha se ndihet krenar për vendimin që morën si ekip për të dalë nga fusha në ndeshjen ndaj Rumanisë, pasi sipas të tij të gjithë u prekën emocionalisht dhe moralisht.


“Jemi krenar në përgjithësi, mund të them se jemi krenar. Kemi marrë një vendim të duhur në atë moment ngaqë u prekëm emocionalisht dhe moralisht”.

Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht
Lexo po ashtu Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht

“Ne si futbollist e kemi mbyllur kapitullin. Nesër e kemi synim ta mbyllim ciklin me fitore, jemi të përgatitur”, ka thënë fillimisht Muriqi.

“Na pret një kundërshtar i vështirë. Nuk pajtohem personalisht në asnjë rezultat tjetër pos fitores. Do të dalim me çdo fuqi që kemi për të pikët e plota dhe ta mbyllim ciklin me fitore dhe shpresoj të kemi vazhdimësi”.

“Sa i përket ndeshjes me Rumaninë kemi stërvitur 4-5 ditë të mira dhe u vërejt që do të kemi paraqitje të mirë. Ne shkuam në Rumani me mentalitetin dhe emocionin që e kishim nga loja e parë, shkuam për fitore”.

“Nuk e patëm fatin me vete për ta shënuar një gol. Po ta kisha shënuar unë ose Edoni në fillim, do të ishte më ndryshe loja”.

“Shpresojmë dhe besoj fuqishëm që do të vazhdojmë kështu, që prej nesër ashtu edhe gjatë ciklit të ardhshëm”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori