Mbi 50 të mitur të dënuar për vepra të ndryshme penale janë duke vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Të miturve gjatë vuajtjes së dënimit, u ofrohet arsimim, kurse, dhe trajnime të ndryshme. Kësisoj, ata që duan ta shfrytëzojnë këto trajnime, mund të jenë të gatshëm për punë, pasi të vuajnë dënimet.
Drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Ali Gashi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se në qendër janë mbi 50 të dënuar, të cilët aktualisht vuajnë dënimin.
Gashi ka thënë se gjatë qëndrimit të tyre në këtë qendër, të miturit të cilët nuk dinë shkrim-lexim, mund të ndjekin mësimet, pasi që kanë angazhuar disa profesorë.

Gjithashtu ai tha se në këto qendra ofrojnë trajnime në fusha të ndryshme.
“Kemi një memorandum të bashkëpunimit me Agjencinë e Punësimit të Kosovës dhe me Qendrat e Aftësimeve Profesionale, dhe bashkërisht me ta organizojmë trajnime, kemi kurse për elektro, ngrohje klimatizim, ndërtimtari, tani kemi funksionalizuar edhe një qendër për trajnime për kuzhinier”, tha ndër tjera ai.
Duke folur për të miturit e burgosur, drejtori tha se brenda institucionit ata mund edhe të punësohen.
“Si institucion pos arsimit, ne të miturve përveç çështjes së rehabilitimit kemi mundësinë të ofrojmë edhe punësimin, dhe sipas nevojës edhe brenda institucioneve ku janë duke vuajtur dënimin, mund të angazhohen në punë, por tani kemi udhëzimin edhe për mundësinë e punësimit jashtë institucioneve”, bëri të ditur ai.
Drejtori tha se mundësia e punësimit të miturve iu ndihmon të risocializohen pas daljes nga burgu, dhe të pranohen nga bashkëmoshatarët e tyre.
Telegrafi gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, intervistoi edhe ty të mitur, që janë duke vuajtur dënimin.
Ata treguan për trajnimet që kanë ndjekur, ndërsa u deklaruan se janë të gatshëm për tregun e punës, pasi të dalin nga burgu.
“Mosha ime është 20 vjeç. Në këtë qendër jam që 1 vit e dy muaj. Bëjmë lloj-lloj aktivitetesh, por merremi edhe me trajnime. Unë kam kryer trajnime për kuzhinier dhe elektro. Trajnimet nuk kanë qenë të vështira sepse instruktorët kanë qenë të mirë, dhe stafi gjithashtu. Kur të dal nga burgu, me pak praktik jam i gatshëm për punë”, u shpreh njëri nga të burgosurit.
“Mosha ime është 17 vjeç, jam këtu që një vit e pesë muaj, kushtet. Nuk është keq, është mirë. Kam kryer trajnime për rrobaqepësi dhe elektro. Si të dal do të vazhdojë me rrobaqepësi, ”, deklaroi një i burgosur tjetër.

Ndryshe, Qendra Korrektuese Lipjan, gjendet në pjesën veriore të Qytetit të Lipjanit, afër Lumit Sitnica.
Qendra Korrektuese në Lipjan është specifike për sa i përket kategorisë së të burgosurve për arsyeje se është e vetmja qendër në Republikën e Kosovës që akomodon të mitur dhe femra të burgosura, si dhe pranon të burgosur të kategorive të ndryshme, siç janë: Femra të dënuara; Femra të paraburgosura; Femra të mitura të dënuara; Femra të mitura me masë edukative korrektuese; Femra të mitura të paraburgosura; Të mitur të dënuar; Të mitur me masa edukuese korrektuese; Të mitur në paraburgim; Meshkuj të rritur të dënuar me dënime të shkurta për Kundërvajtje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët