LAJMI I FUNDIT:

Jazhinca ende pa mjek, ministri Sali: Përpjekjet janë të pasuksesshme

Jazhinca ende pa mjek, ministri Sali: Përpjekjet janë të pasuksesshme

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, pohon se disa herë është përpjekur të gjejë mjek për në ambulancën në Jazhincë të Tetovës, po pa sukses!

“Në fakte disa herë kam tentuar që të gjej kuadro që të jenë të punësuar atje apo të angazhuar për të ofruar shërbime shëndetësore për të gjithë banorët që jetojnë në rrethinën e Jazhincës, por për fat të keq për shkak të modelit të financimit të asaj ambulante që është në bazë të kapitacionit, mjekët rinj nuk kanë pranuar atje dhe të regjistrojnë kapitacionin mjekët e rinj nuk kanë arritur të regjistrojnë pacientë për të arritur një numër të caktuar për funksionalizmin e asaj ambulante”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.


Sipas Salit, ky nuk është rasti i vetëm, për shkak se në 10 vitet e fundit shumë mjekë janë pensionuar, ndërsa të rinjtë nuk duan të punojnë në zonat rurale.

“Deri sa behët pensionimi i mjekëve të vjetër edhe angazhimi i mjekëve të rinj, interesimi për të themeluar një institucion primar ka rënë në nivelin shumë të ulët, por deri sa shohim kësi lloj vështirësie ne e kemi patjetër si ministri, si kreator i politikave shëndetësore, të ndryshojmë modelin e financimit”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Jazhinca ka 30 vjet pa shërbim shëndetësor. E ka objektin e ambulancës, por nuk ka mjek amë, ndërsa banorët detyrojnë të udhëtojnë drejt fshatrave të tjerë ose mbi 35 kilometra për të shkuar në Tetovë për mjekim./tv21

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori