Java e pestë sjell gëzim të veçantë për prindërit, sepse ata dëgjojnë zemrën e foshnjës që ka filluar të rrahë
Java e pestë e shtatzënisë sjell gëzim të veçantë për të gjithë prindërit në pritje, sepse pikërisht gjatë kësaj jave ata mund të dëgjojnë për herë të parë rrahjen e zemrës së vogël të bebes së tyre.
Çfarë po ndodh me beben?
Thellë në mitër, embrioni zhvillohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Tani ka madhësinë e farës së susamit (pak më e madhe se një milimetër) dhe ende nuk i ngjan qenies së njeriut, transmeton Telegrafi.
Gjatë kësaj jave, qelizat e embrionit ndahen në tri shtresa – endoderma, mezoderma dhe ektoderma, nga të cilat më vonë do të formohen organet e ndryshme të trupit të njeriut.
Nga shtresa e brendshme (endoderma) do të formohen mushkëritë, zorrët dhe sistemi urinar primitiv, si dhe gjëndra tiroide, mëlçia dhe pankreasi.
Shtresa e mesme (mezoderma) do të formojë zemrën (këtë javë do të fillojë të rrahë), sistemin e gjakut, kockat, muskujt, kërcin, organet seksuale dhe veshkat.
Shtresa e jashtme (ektoderma) do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e sistemit nervor, lëkurës, flokëve, gjëndrave qumështore dhe gjëndrave të djersës, si dhe dhëmbëve.
Placenta vitale dhe kordoni i kërthizës që i sjellin foshnjës ushqim dhe oksigjen kanë filluar të funksionojnë.
Çfarë po ndodh me nënën?
Përveç mungesës së menstruacioneve, këtë javë mund të vërehen edhe shqetësimet e para që sjell shtatzënia – lodhje, ndryshime në shqisën e nuhatjes dhe shijes, urinim të shpeshtë dhe tension në gjoks. Gjithashtu, mund të përjetoni të përziera, por kjo ka më shumë gjasa të ndodhë në javët e ardhshme.
Bota e jashtme ende nuk vëren ndonjë shenjë të zhvillimit dramatik që po ndodh brenda jush.
Nëse keni ushtruar para shtatzënisë, mos ngurroni të vazhdoni, sepse duke ushtruar zhvilloni forcën dhe qëndrueshmërinë që do t’ju duhet për të përballuar peshën më të rëndë, por edhe përpjekjen fizike kur të vijë koha për të lindur. Dhe së fundi, pas lindjes, sigurisht që do ta keni më të lehtë të rifitoni figurën nëse ushtroheni gjatë shtatzënisë. Zgjidhni një aktivitet të sigurt të përshtatur për gjendjen tuaj dhe kënaquni. Ecja dhe noti janë zgjedhje të mira për të gjitha gratë shtatzëna.
Çfarë duhet të bëni?
▪ Kushtojini vëmendje cilësisë së ujit që pini. Nëse mundësitë materiale nuk ju lejojnë të përdorni ujë në shishe, atëherë “ndizni” masën paraprake. Para se të derdhni ujin e rubinetit në një gotë, lëreni të veprojë për disa minuta. Plumbi, i cili mund të gjendet në ujin e pijshëm, mund të ketë një efekt shumë negativ në zhvillimin e fëmijës suaj.
▪ Shmangni alkoolin. Alkooli nuk lejohet gjatë shtatzënisë sepse edhe sasi të vogla mund të ndikojnë në zhvillimin e foshnjës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri